Studim/ Femrat e vështira janë më inteligjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse njerëzit ankohen për ju se keni një karakter të vështirë, lërini të flasin e merreni këtë si një kompliment.

Shkencëtarët thonë se gratë që zakonisht kanë një temperament shpërthyes janë shumë inteligjente, kështu që tani e tutje mos u ndjeni keq nëse nuk jeni gjithmonë të dashura dhe pozitive. Në vend të kësaj, mirëprisni anën tuaj të padurueshme të karakterit me krahë hapur dhe mendojeni atë si një bekim.

Pse të pasurit një humor të paqëndrueshëm ju bën më inteligjente?

Një hetim i plotë i udhëhequr nga shkencëtarë të universitetit “New South Wales” dhe universitetit “Stanford” arriti në përfundimin se femrat me karakter të vështirë janë shumë inteligjente. Rezultati u bazua në faktin se kur femrat kanë një humor jo të qëndrueshëm, ato arrijnë të marrin vendime më të mira dhe gjithashtu tregojnë një kujtesë më akute për të tërhequr fakte dhe detaje nga mendja e tyre.

Kjo është arsyeja pse kur një grua është me karakter të fortë ka tendencë të përqendrohet dhe të arsyetojë intensivisht për atë që sheh, mendon dhe bën në atë moment.

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ata duhet të marrin vendime të rëndësishme ose të dalin me zgjidhje për problemet e vështira profesionale, sociale, apo të biznesit, sepse ato bëjnë një analizë me gjakftohtësi, në vend që të përdorin arsyetimin sentimental.

Studimi gjithashtu shqyrtoi se si reaguan këto njerëz kur përballeshin me një situatë që kërkonte vendimmarrje ose ekzaminim dhe zbuloi se ata kanë një avantazh të mirë: Ata janë më krijues.

Studimi tregon se është e dobishme të vendosni një qëndrim serioz kur përballeni me një problem ose duhet të merrni një vendim të vështirë. Negativiteti juaj i brendshëm do t’ju bëjë të përqendroheni në çdo detaj të situatës dhe të merrni parasysh se cila rrugë është më e mira për të ndjekur.

Lexo edhe :  Projeksionet/ Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën

Pasi të keni arritur një zgjidhje për problemin në fjalë ose më në fund të merrni një vendim, mund të vendosni sërish buzëqeshjen në fytyrën tuaj.

Përveçse kanë aftësi më të mira për analizë dhe gjykim, vajzat me karakter të vështirë kanë tendencë të zhvillojnë aftësi të shkëlqyera drejtuese, gjë që u lejon atyre të menaxhojnë ekipe në mënyrë më efektive.

Ekspertët që kryen studimin rekomanduan që këto femra më temperament të vështirë të përpiqen të ekuilibrojnë emocionet e tyre në mënyrë që temperamenti i tyre të mos përfundojë duke dëmtuar cilësinë e tyre të jetës.

Të fundit

Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet...

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi: Është radha e Ramës, lista po vazhdon

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi...

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të tilla si “përshtatje e lehtë,...

Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi ‘zhyt’ Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën...

Lajme të tjera

Web TV