Udhëheqësi suprem i Iranit e quan Trump “kloun”

Udhëheqësi suprem i Iranit ka dhënë një predikim të rrallë në lutjet e së Premtes në Teheran pas disa javë turbullirash, përfshirë vrasjen e gjeneralit dhe rrëzimin aksidental të aeroplanit ku humbën jetën 176 njerëz.

Me një  ton mospërfillës, Ayatollah Ali Khamenei u shpreh se  Donald Trump është një “kloun” që pretendoi të mbështeste popullin iranian, por nga ana tjetër do që t’i fusë thikë pas shpine.  Ai deklaroi gjithashtu se vrasja e gjeneralit ishte frikacake dhe se mbledhja masive e njerëzve në funeralin e tij tregon mbështetjen e popullit ndaj Republikës Islamike.

Si përgjigje, Irani nisi shënjestrimin e trupave amerikane në Irak me raketa , pa shkaktuar lëndime serioze. Khamenei tha se kjo protestë u bë për të goditur imazhin e Amerikës si një superfuqi. Në një pjesë të predikimit të dhënë në arabisht, ai tha se dënimi i vërtetë do të ishte detyrimi i SHBA-së që të tërhiqej nga Lindja e Mesme./Fjala.al