Mbi 30 mijë apartamente/ Kadastra: Procedura e re për të marrë tapinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarët që kanë blerë shtëpi në pallate që është shkelë leja dhe ndërtuesit janë zhdukur pa i pajisur banorët me tapinë e shtëpisë, duhet të ndjekin një procedurë specifike për të marrë certifikatën e pronësisë. Agjencia e Kadastrës ka publikuar sot një manual me të gjitha hapat që duhet të ndjekin banorët e këtyre pallateve për të marrë tapitë e shtëpive të tyre. Procesi nis me emërimin e një administratori, i cili duhet të përfaqësojë të gjithë banorët e pallatit në zyrat e Kadastrës dhe të ndjekë gjithë procesin.

PERCAKTIMI I PERSONIT – ADMINISTRATORIT TE PROCESIT

Përfaqësuesi i zgjedhur nga banorët duhet të jetë i autorizuar me prokurë. Si i tillë mund të caktohet administratori i pallati t, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj. Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacioni t të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj.

LISTA E BANOREVE

Personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të banorëve posedues dhe pronarë legjitimë të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë.

KOPJE TE VETDEKLARIMEVE / KONTRATAVE

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha Vetëdeklarimet , kontratat e porosisë së banoreve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të fillojë procedura e legalizimi t nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës.

KOPJE TE ID

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë kopje të kartave të identiteti t të personi t/personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.

CERTIFIKATE FAMILJARE TE BLERSIT, NE MOMENTIN E BLERJES

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë të gjithë certifikatat familjare të personi t/personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.

KALIMET MBI PRONESINE, NJESINE E POSEDUAR

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë dhe të administrojë në dokumentacionin e dorëzuar, kont ratat të cilat kanë realizuar shitje në palë të treta. Pra, të sigurohet përfituesi final juridikisht i vlefshëm, i njësisë, apartamenti t apo garazhi t.

Lexo edhe :  Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

PROJEKTI I MIRATUAR

Personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digital (ne DWG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projekti t mund të tërhiqet nga bashkia/komuna, për ta përpunuar nga format letre në format digital.

PROJEKTI I GJENDJES EKZISTUESE

Personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digital (në DWG), projektin e përpunuar sipas gjendjes ekzistuese sot. Në këtë dokument, do të paraqiten të gji tha ndryshimet e mundshme, që ka pësuar objekti nga leja e miratuar, duke reflektuar sipërfaqet e shtuara, sipërfaqet e mbyllura, ndryshimet e destinacionit

PROJEKTI I PALLATIT PA LEJE NDERTIMI

Personi i autorizuar, duhet të dorëzoje në format digital (ne DWG), projektin e pallati t të ndërtuar pa leje.

TABELA E SIPERFAQEVE

Personi i autorizuar, duhet të konfirmojë se, së bashku me projektin e zbatuar, të jetë dorëzuar edhe tabela e sipërfaqeve në çdo kuotë, me ndryshimet që janë realizuar nga projekti i miratuar me leje ndërtimi.

AKT – EKSPERTIZA E QENDRUESHMERISE SE OBJEKTIT

Çfarëdo akti notarial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë, është mirë të depozitohet si dokumentacion shtesë, për të qartësuar gjendjen juridike. Personi i autorizuar, duhet të dorëzoje akt ekspertizën për qëndrueshmërinë e objekt i t, të hartuar dhe firmosur nga inxhinier konstruktor i licencuar. Së bashku me akt-ekspertizën, duhet të jenë të bashkëlidhura licenca e vlefshme juridikisht, e noteruar, (studio apo individ, qoftë). Akti realizohet një i vetëm për të gjithë godinën, pavarësisht se sa prej banorëve kanë paguar apo jo për realizimin e akti t. Nëse do të disponohet, dokument i vlefshëm juridikisht, Konsiderohet edhe deklarata noteriale e konstruktori t , zbatuesi t të punimeve dhe investitorit  , ku sigurohet se objekti i zbatuar është Konstruktivisht i qëndrueshëm edhe pas ndryshimeve në zbatim.

AKT MARREVESHJE MIDIS NDERTUESIT DHE PRONAREVE TE TRUALLIT

Personi i autorizuar, duhet të saktësojë dhe sigurojë nëse, përfitues në leje legalizimi brenda godinës, janë edhe pronarët e truallit, apo trashëgimtare të tyre. Nëse në dokumentacionin e poseduar nga ASHK, kontrata e sipërmarrjes është në mungesë, pronarët e trualli t duhet të dorëzojnë kopje të akt – marrëveshjes ose kontratës së sipërmarrjes, si dhe çfarëdo akti tjetër noterial, i cili ka lidhje me këtë zhvillim.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV