Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, 6 dokumente për të marrë paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Trajtimit të Pronave hap procedurat për kompensimin e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Pranimi i dokumenteve nis nga 28 janari. “Procesi i pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, do të fillojë në datën 28.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”-thuhet në njoftimin e ATP-së.

Agjencia e Trajtimit të Pronave fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës.

 Dokumentet  

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

Lexo edhe :  Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, arrin pranë vlerës së…

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë.

 

Të fundit

Gara ndërkombëtare, “Enkelana” starton me maratonën e bebeve në Pogradec

Maratona ndërkombëtare Enkalana që bëhet çdo vit në Pogradec e ka ngritur siparin e saj këtë vit me aktivitetin...

“Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet…”/ Çfarë paralajmëron Adriana Kalaja?

Kryetarja e Gjykatës në PD-në e Berishës, Adriana Kalaja, mëse një herë është shprehur e irrituar dhe e zhgënjyer me çfarë ka ndodhur në...

Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Nga Samuel Charap Donald Trump është i zhgënjyer nga Vladimir Putini. “Bisedat nuk kanë asnjë vlerë,” ka deklaruar Trump për telefonatat e tij me presidentin...

“Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e...

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se...

Lajme të tjera

Web TV