Vrojtimi/ Të rinjtë me karta krediti, të moshuarit me llogari kursimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak se 44 % e popullsisë shqiptare kryen veprimet financiare përmes bankave. Shoqata e Bankave në bashkëpunim me shërbimet e hulumtimit në IDRA realizoi një vrojtim tek klientët e bankave në lidhje me perceptimet që ata kishin për shërbimet bankare.

Rezultatet e vrojtimit gjetën se, karta e debitit është produkti bankar më i përdorur nga klientët (44%). Kartat e kreditit përdoren më pak, pasi vetëm 20% e të anketuarve kanë një të tillë. Ekziston një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të bankave që përdorin një kredi personale (11%), ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë një kredi hipotekare (4%).

Së fundmi, letrat me vlerë të qeverisë dhe mbitërheqjet përdoren vetëm nga më pak se 4% e përdoruesve të bankës. Duke analizuar të dhënat e ndara sipas moshës, shihet se gjenerata e vjetër ka më shumë gjasa të përdorë një llogari kursimi sesa ato më të rinjtë. Sidomos të anketuarit që i përkasin grupmoshës më shumë se 55 vjeç janë më të prirurit për të kursyer (46%). Brezat e rinj nga ana tjetër i përdorin më shpesh kartat e kreditit (është produkti i dytë më i përmendur për këto grupmoshë).

Vetëm një e treta e 35-44 vjeç e të anketuarve përdorin një kartë krediti. Kjo grupmoshë gjithashtu dallohet paksa në lidhje me përdorimin e kredisë konsumatore / personale (24%), ndërsa grupmoshat e tjera i përdorin ato produkte dukshëm më rrallë.

Duke zbërthyer rezultatet nga punësimi, del se vetë-punësuarit dhe papunët / pensionistët përdorin më shumë llogari të kursimeve sesa cilido prej grupeve të tjera (përkatësisht 47% dhe 44%). Kategoria e të vetpunësuarve tregon gjithashtu një përqindje të lartë të përdoruesve të kartave të kreditit.

Për më tepër, mund të vërehet se të anketuarit e papunë / pension, si dhe studentët, kanë më pak të ngjarë të përdorin produkte dhe shërbime bankare, siç janë kartat e kreditit dhe kreditë konsumatorë ose personale. Duke marrë parasysh kategoritë e tjera, ka pak dallime midis të punësuarve në sektorin publik ose privat, ndërsa ato janë përdorues të moderuar të produkteve bankare.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV