Bullgaria akuzon dy diplomatë rusë për spiunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët bullgarë i akuzuan dy diplomatë rusë për spiunim dhe thanë se po shqyrtojnë dëbimin e tyre. Zyra e Kryeprokurorit të Bullgarisë tha se sekretari i parë konsullor dhe përfaqësuesi rus i tregtisë “kanë mbledhur sekrete shtetërore, për t’i transferuar ato në një shtet apo organizatë të huaj”.

“Do të ndërmarrim masa dhe, sipas të gjitha gjasave, ata do të shpallen persona të padëshiruar”, tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Në muajin tetor, Bullgaria ka dëbuar edhe sekretarin e parë të Ambasadës së Rusisë për mbledhje të informacioneve të klasifikuara të Bullgarisë.

Akuzat e reja vijnë vetëm një ditë pasi Sofja i akuzoi tre rusë në mungesë, për shkak të përpjekjes për të vrarë prodhuesin bullgar të armëve, Emiliyan Gebrev, djalin e tij dhe menaxherin e kompanisë së tij.

Ambasada ruse në Sofje i tha Radios Evropa e Lirë se nuk është e njoftuar zyrtarisht për hetimin e dy diplomatëve rusë./REL

Të fundit

“Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas...

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. "Ne duam t'i ndihmojmë...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Lajme të tjera

Web TV