Ndodh mrekullia në Turqi, vajza 2 vjeç nxirret e gjallë nga rrënojat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është konsideruar si mrekullia që erdhi nga nënrrënoja e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Një vajzë 2-vjeçare është nxjerrë e gjallë pas 24 orësh, si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen ‘Mustafa Pasha’, pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, në rrethin Sivrice të Elazig.

Vogëlushja ndodhej nën rrënoja së bashku me nënën e saj, ndërsa vetëm pas 24 orësh ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shkonin tek ato, teksa dëgjuan zërin e gruas, duke bërë me të një bisedë mjaft emocionuese.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gruas dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat. Ndërkohë, ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.

Numri i viktima sa vjen e rrite ndërsa frika dhe panikun kanë mbërthyer gjithë popullsinë e zonës së prekur nga tërmeti shkatërrues. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive. Sipas...

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit...

Bota e luksit/ The Economist: Si u sfidua rënia e markave, ja mësimet që mund të nxirren

ndustria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës në Perëndim kanë çuar në...

Lajme të tjera

Web TV