Vdekja e Kobe, policia: Në helikopterin e Bryant ishin 9 persona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Los Angeles thonë se në helikopterin që u rrëzua mbrëmë, bashkë me legjendën e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjeçe, ishin edhe 7 persona të tjerë.

Deri orëve të para të së sotmes ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

‘Los Angeles Times’ raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti. Të gjithë besohet se kanë vdekur, mirëpo ende nuk dihet asgjë për identitetin e viktimave të tjera.

Zyrtarë të NBA kanë konfirmuar se një nga më të mirët në historinë e basketbollit, 41-vjeçari Bryant ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjeçe, Gianna Maria.

Gjithë bota është indinjuar nga kjo tragjedi. Mesazhe prej gjithë botës kanë vërshuar në drejtim të familjes së atij që konsiderohet një prej më të mëdhenjve të historisë së basketbollit! n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Lajme të tjera

Web TV