Mos u trembni nëse ju paragjykojnë, tani edhe Barbie vjen ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukullat Barbie kanë qenë shoqërueset tona më të mira gjatë fëmijërisë. Ato u prezantuan për herë të parë më 9 mars të vitit 1959 në Nju Jork. Koleksioni më i madh i tyre gjendet në Gjermani me 18.000 ekzemplarë.

Që nga prezantimi i parë i kukullës Barbie, modeli i tyre është rifreskuar. Krijuesi i kukullës Barbie prezantoi modele të reja të kësaj linje, ku përfshiheshin kukulla pa flokë dhe me sëmundje të lëkurës siç njihet dhe vitiligo (sëmundje e lëkurës, ndryshimi i pigmentit në zona të ndryshme).

Kompania Mattel, në një deklaratë që dha shpjegoi se kërkon të fusë në linjën e saj një pikëpamje multi dimensionale të bukurisë dhe modës përmes këtyre modeleve.

Duhet të theksojmë se kjo është një gjetje shumë e mirë në mënyrë që çdo fëmijë , i cili është ndryshe nga të tjerët të ketë kukullën e cila i ngjason.

Prototipi i kukullës Barbie me vitiligo u postua në Instagram vitin e kaluar dhe pati një feedback pozitiv.

Gjatë vitit të kaluar u prezantuan modele të kukullës me gjymtyrë protezë dhe kukulla në karrige me rrota.

Për të kryer këto modele, kompania punoi me persona me aftësi ndryshe, për t’i realizuar në mënyrë sa më origjinale.

Dy modelet më të shitura të kukullës në Britani në vitin 2017 ishin pikërisht ato në karrige me rrota dhe me gjymtyrë protezë.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV