Macron kundër Trump për marrëveshjen e paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti dyshime në lidhje me perspektivën e një zgjidhjeje dy-shtetesh midis izraelitëve dhe palestinezëve. Komentet e tij u bën, pasi u pyet për të komentuar planin e paqes për Lindjen e Mesme, të cilin këtë javë e shpalli presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Unë besoj në dy sovranitete”, tha Macron kur u pyet nga gazeta Le Figaro nëse ai besonte në zgjidhjen me dy shtete.
Ai nuk e sqaroi më shumë qëndrimin e tij. Macron, gjithashtu tha që ai nuk do të paraqiste ndonjë plan të tij, por sugjeroi që plani i presidentit amerikan, mund të hasë në vështirësi për tu zbatuar në terren.

“Ju duhet të jeni dy për të bërë paqen. Ju nuk mund ta arrini atë (paqen) vetëm me njërën anë”, tha ai. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme.

Megjithatë ai tha se plani parasheh që Jerusalemi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit. Presidenti amerikan shtoi se plani prej 80 faqesh, që është “më i detajuari” ndonjëherë, premton se shteti i ardhshëm palestinez do të jetë “i lidhur” me Jerusalemin Lindor.

Ai tha se marrëveshja do të “dyfishonte” territorin nën kontrollin e palestinezëve. Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Statusi përfundimtar i Jerusalemit ka qenë gjithmonë një nga pyetjet më të vështira dhe më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez. Plani u mirëprit nga Izraeli, por u përshëndet me gjakftohtësi në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Iniciativa u prit me zemërim nga palestinezët dhe u hodh poshtë nga disa vende myslimane./REL

Të fundit

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq) Në një...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Lajme të tjera

Web TV