Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e përshkroi Partinë Komuniste të Kinës, si kërcënimin më të madh të kësaj epoke. Pompeo po qëndron në Britani të Madhe për të diskutuar vendimin e Londrës, që kompania kineze Huawei, të ketë rol të kufizuar në rrjetin 5G.

Shtetet e Bashkuara, përfshirë Pompeon dhe presidentin amerikan, Donald Trump, kishin lobuar që Londra ta përjashtojë Huawein nga planet e rrjetit 5G, për arsye sigurie. Megjithatë, zyrtarët britanikë nuk morën parasysh vërejtjet e Uashingtonit.

“Kur ju lejoni që informacioni i qytetarëve tuaj, ose informacionin i sigurisë kombëtare të kalojë në rrjetin, në të cilin Partia Komuniste e Kinës ka një mandat ligjor që ta marrë atë, atëherë kjo krijon rrezik”, u tha Pompeo gazetarëve. “Jam shumë i sigurt se dy kombet tona, do të gjejnë një mënyrë, për të punuar së bashku në zgjidhjen e dallimeve”, tha Pompeo.

Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht. Huawei me qendër në Kinë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit.

Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm britanik Dominic Raab, Pompeo tha se ai e konsideronte Partinë Komuniste kineze si “kërcënimin kryesor të kësaj epoke” si dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, që të sigurohen se posedojnë fuqinë ushtarake dhe teknologjike, për tu siguruar se ky shekull qeveriset nga parimet perëndimore.

Vendimi i Britanisë së Madhe për Huawei-n vjen në një kohë kritike, derisa vendi përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, dhe të fillojë negociatat për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara./Rel

Të fundit

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq) Në një...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Lajme të tjera

Web TV