Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër ambasadës amerikane ne Dehli, ku një 25 vjeçar ka përdhunuar një 5-vjeçare. Prindërit e vajzës kanë kallëzuar këtë krim në polici dhe direkt pas kësaj është bërë i mundur arrestimi i 25-vjeçarit.
Vajza ndodhet në gjendje shëndetësore të qëndrueshme dhe ekspertiza mjeko ligjore ka konfirmuar se ajo është dhunuar. Babai i vajzës është një nga anëtarët e stafit të mirëmbajtjes së ambasadës por edhe autori i ngjarjes gjithashtu është me vendbanim pranë ambasadës.
Vajza u sulmua të shtunën në mëngjes, nga 25-vjeçari, i cili është me profesion shofer por jo i punësuar nga ambasada./Fjala.al