A falet tradhtia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradhtia cilësohet si një nga gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një marrëdhënie.

Në të vërtetë, shpesh edhe pse partner i tradhtuar e fal tradhtinë, e ka shumë të vështirë ta harrojë atë.

Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar… Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja.

Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.

Nëse keni tradhtuar partnerin ja çfarë duhet të bëni:

1. Kujdesuni që asnjëherë më të mos jeni shkaktari i fatkeqësisë së partnerit-partneres
Kujdesuni që pas tradhtisë të jeni posaçërisht i përkushtuar partnerit-partneres tuaj, të jeni gjithmonë bashkë me të dhe në atë mënyrë të përpiqeni që të ktheni besimin e humbur.

2. Plotësojani të gjitha nevojat emocionale partnerit-partneres
Zotërojeni shkathtësinë e dëgjimit aktiv, tregoni gjithmonë mirëkuptim maksimal dhe ndihmoni partnerit-partneres që të zgjidhë çdo problem, madje edhe atë më të voglin. Ofroni partnerit-partneres përkrahje të plotë emocionale dhe fizike!

3. Ofroni partnerit kujdesin e vazhdueshëm
Gjithë kohën tuaj të lirë kushtojani partnerit. Bisedoni ndërmjet vete dhe dëgjojeni njëri-tjetrin. Gjithashtu, pasurojeni jetën tuaj seksuale – le të jetë më e bujshme se më parë.

4. Bëhuni plotësisht të sinqertë
Me siguri tradhtia nuk do të ndodhte sikur të ishte çdo gjë në rregull mes partnerëve. Prandaj, mësohuni që tërë komunikimin ta bazoni në sinqeritet dhe të jeni të hapur ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të kërkoni dashnor (dashnore) tjetër, shpjegojani partnerit tuaj si dhe përse ndonjëherë ndiheni i pavërejtur, i pa joshur dhe i paplotësuar.

Të fundit

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

Lajme të tjera

Web TV