Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ekskluzive/ Për çfarë mbahen mend? Historia e 20 ambasadorëve amerikanë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Maxwell Blake te Joseph Jacobs. Cilët janë kryediplomatët e Ambasadës Amerikane para se të instalohej komunizmi dhe Amerika të shpallej armike. 98 vjet, historia e 20 ambasadorëve amerikanë në Shqipëri (pjesa e parë).

Nga Roland Qafoku

Yuri Kim është mes 20 diplomatëve që Departamenti i Shtetit ka dërguar në Tiranë që nga viti 1922 kur mes SHBA-së dhe Shqipërisë u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Me statusin ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm apo edhe thjesht përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, ata që kanë drejtuar Ambasadën Amerikane në Tiranë kanë bërë njëherësh edhe historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një histori që merr udhë më 28 korrik të vitit 1922 dhe që për 98 vjet ka pasur ulje, ngritje, dashuri dhe urrejtje. Ulje dhe urrejtje kur për 52 vjet jo vetëm nuk kishim marrëdhënie diplomatike, por si pjesë e bllokut lindor komunist, zyrtarisht shtetit shqiptar e quante “SHBA-në armiku numër një në botë”. Ngritje e dashuri në ato momente kur SHBA ka bërë maksimalisht për shqiptarët si në rastin kur në 1919 Presidenti Thomas Woodrow Wilson vuri veton në Konferencën e Paqes në Paris duke konfirmuar shtetin shqiptar, ndërsa shqiptarët e shprehën mirënjohjen që në hapje të Parlamentit të parë më 27 mars 1920 me një deklaratë që kishte këto fjalë: “Në këtë ditë historike ne e quajmë për detyrë dhe për nder me shpreh falenderimet tona më të përzemërta ndaj presidentin Wilson për mbrojtjen bujare të kauzës sonë kombëtare dhe të drejtave shqiptare. Ne kemi bindjen se republika e madhe amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen të përkrahë pikëpamjen tonë atje ku kemi të drejtë”. Apo, në rastin kur por çlirohej Kosova nga barbaria serbe dhe që mirënjohja u duk po aq hapur në mënyrë simbolike në numrin e datës 18 prill 1999 në gazetën më të madhe të asaj kohe “Koha Jonë” kur për titull kryesor kishte: “Shqipëria, shteti i 53-të i Amerikës”. Dhe të gjitha këto nuk bëheshin pa kontributin e 20 diplomatëve amerikanë.

  1. MAXWELL BLAKE

GJENERALITETET: Lindi më 10 dhjetor 1877, vdiq më 9 maj 1945

PROFESIONI: Diplomat

STATUSI DIPLOMATIK: Komisioner i SHBA-së në Shqipëri

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 10 gusht 1922 – 10 janar 1923

DETYRA PARAARDHËSE: Sekretar i Ambasadës Amerikane në Itali

DETYRA PASARDHËSE: Konsull i përgjithshëm në Marok

PËR T’U MBAJTUR MEND: I pari diplomat i dërguar zyrtasisht nga SHBA në Tiranë dhe i pari që nisi përfaqësimin diplomatik pas vendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.

Maxwell Blake ishte një diplomat i thjeshtë i Ambasadës Amerikane në Romë kur më 28 korrik të vitit 1922 mori një urdhër nga Sekretari i Shtetit Charles Hughes që duhet t’i paraqiste një notë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe ta njoftonte se SHBA e njihte de jure qeverinë e saj. Kjo ishte njëkohësisht edhe vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky urdhër pasohej nga një tjetër, sipas të cilit Blake caktohej si përfaqësues diplomatik në Shqipëri. Ndonëse pa statusin e ambasadorit, ai ishte zyrtari i parë amerikan që punoi në Shqipëri si pjesë e Departamentit të Shtetit. Ndërkohë më parë ishte Charles Ericson, një humanist si amerikani që u bë si i shtëpisë. Që të kuptohet se si ishte Shqipëria dhe Tirana e asaj kohe për diplomatin Blake që punoi këtu kemi nxjerrë një pasazh të Kostë Çekrezit, i cili përfaqësoi Shqipërinë në SHBA në mars 1922 deri në 14 prill 1922 dhe një nga shqiptarët më të arsimuar të kohës me diplomë në Harvard: “Për nga pikëpamja urbane për diplomatët, Tirana nuk kishte një qytet dhe dy vjet në Tiranën orientale të viteve ‘20 llogaritej si 3 në një kryeqytet tjetër. Por natyra ishte magjepsëse aq sa pa tepri diplomatët amerikanë e quanin kryeqyteti më i bukuri i Evropës”.

Pikërisht në këto bukuri u mbështet Blake kur hartoi një raport plot me detaje për Shqipërinë drejtuar Departamentit të Shtetit, ku burimet natyrore si nafta, gazi, pyjet, por edhe shumë pasuri të tjera ishin premisa për investime të biznesit amerikan.

  1. ULYSSES GRANT-SMITH

GJENERALITETET: Lindi më 17 nëntor 1870, vdiq më 27 gusht 1959

PROFESIONI: Diplomat

STATUSI DIPLOMATIK: Ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 22 shtator 1922 – 8 shkurt 1925

DETYRA PARAARDHËSE: Komisioner i SHBA në Hungari

DETYRA PASARDHËSE: Ministër i SHBA në Uruguai

PËR T’U MBAJTUR MEND: Menaxhimi i vrasjes së dy amerikanëve në Mamurras.

Ulysses Grant-Smith është zyrtarisht edhe diplomati që ka shërbyer me titullin ambasador i parë i SHBA në Tiranë. Tirana kishte vetëm 2 vjet kryeqytet dhe që përpiqej që nga një qendër urbane si mbetje otomane të kthehej në një kryeqytet evropian. Dhe ajo që e shqetësonte më shumë qendrën e Shqipërisë ishin mungesa e godinave. Smith zgjodhi për ambasadë një nga godinat e sarajeve të familjes Toptani, pak a shumë aty ku sot janë sarajet. Dhe fillimi i erës Smith ishte mbresëlënës. Mbështetje totale qeverisë, kthim i syve diplomatikë të SHBA, por gjithmonë ka një por.

“Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet Kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndihem keq përpara tij”.

Por i gjithë entuziazmi i Smith për Shqipërinë u pre në mes më 6 prill të vitit 1924 kur dy biznesmenë amerikanë, Robert Lewis Coleman dhe George De Long, u vranë në Mamurras. Ishte një ngjarje tronditëse për të gjithë opinionin publik shqiptar, por më shumë për shtetin amerikan. Aq u trondit ambasadori dhe vetë shteti amerikan, saqë në afërsi të bregdetit të Durrësit mbërriti destrojeri amerikan “Balmer” i kërkuar nga ambasadori Grant-Smith. Destrojeri qëndroi nga data 5 deri në 26 qershor 1924. Vetë shkoi në vendngjarje dhe duke parë kufomat lëshoi thënien epike: “Me këtë vrasje Shqipëria bëri 100 vjet prapa”. Por shumë shpejt ngjarja po zbardhej dhe dukej që ajo ishte vepër e shërbimeve sekrete serbe, duke futur edhe ngatërruar shqiptarët. Por ngjarjet në Shqipëri të vitit 1924 ishin si një rrebesh shiu. Vrasja pak ditë më vonë e Avni Rustemit, kryengritja e armatosur duke përzënë qeverinë e Shefqet Vërlacit dhe Ahmet Zogun si njeriun më të rëndësishëm, zgjedhja e Fan Nolit Kryeministër, përzënia e tij po nga Zogu më 25 dhjetor 1924 sollën një stepje të raportit SHBA-Shqipëri. Megjithatë, këtu vlen për t’u përmendur një vendim i qeverisë së Nolit që qyteti i Shëngjinit të merrte emrin Wilson, në shenjë mirënjohje për atë që ai bëri në 1919. Por pikërisht rrebeshi i ngjarjeve bëri që ai vendim të mos zbatohej. Madje, vijon të mos zbatohet edhe sot.

  1. CHARLES HART

GJENERALITETET: Lindi më 1 janar 1878, vdiq më 20 gusht 1956

PROFESIONI: Diplomat, gazetar, inxhinier gjeolog

STATUSI DIPLOMATIK: Ministër fuqiplotë i SHBA në Shqipëri

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 27 maj 1925 – 12 dhjetor 1929

DETYRA PARAARDHËSE: Gazetar

DETYRA PASARDHËSE: Ministër fuqiplotë në Persi

PËR T’U MBAJTUR MEND: Marrja e vendimit nga Kongresi që në Tiranë të ndërtohej godina e Ambasadës Amerikane e SHBA, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtonte jashtë SHBA.

Charles Hart e ka shënuar me germa të dallueshme emrin e tij në historinë dhe drejtimin e të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ai ishte në drejtimin e saj kur u mor vendimi i rëndësishëm i Kongresit që të ndërtohej godina e re e Ambasadës. Me 60 mijë dollarë që Kongresi miratoi fondin, kjo është njëherësh edhe godina e parë që Departamenti i Shtetit ndërtonte jashtë kufijve të SHBA. Deri në atë kohë çdo godinë ishte marrë me qira në të gjithë botën. Po përse Departamenti i Shtetit vendosi që godinën e parë ta ndërtonte në Tiranë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Mungesë godinash kishte në të gjithë botën, por kjo tregoi rëndësinë dhe vizionin e diplomacisë amerikane që do të kishte në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Dhe Charls Heart kishte një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë vendim. Arkitektët Wyeth dhe Sullivan ishin arkitektë që gëzonin respekt në Uashington D.C., ku morën famë për vilat e bulevardit “Connecticut”, të cilat i kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur. Nathan Wyeth (1870-1963) ka projektuar edhe Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në 1909. Frymëzimi për ndërtesën e tipit kolonial erdhi nga shtëpitë e shekullit të 18-të në plantacionet e Virxhinias, si për shembull Mount Vernon. Pas Luftës së Parë Botërore, Hart menaxhoi jo vetëm shpalljen e Shqipërisë republikë presidenciale në 1925, por edhe shpalljen mbretëri më 1928. Nëpërmjet tij SHBA e njohu mbretërinë shqiptare dhe kjo bëri që ministri Hart të lidhte miqësi me Ahmet Zogun saqë arriti nderi në biseda konfidenciale. Kulmi i tyre ishte kur Mbreti i kërkoi Hart-it t’i gjente një nuse amerikane. Diplomati amerikan që dikur kishte qenë gazetar, kishte dëgjuar shumë gjëra në jetë, por këtë që dëgjoi nga goja e Mbretit të Shqipërisë po e dëgjonte për herë të parë. Megjithatë, angazhimi i Hart për këtë çështje u ndërprenë kur ndërmjetësit e Ahmet Zogut I thanë se përveçse e bukur, kandidatja për mbretëreshë duhet të kishte në llogarinë bankare 1 milion dollar. E po kjo ishte e tepërt! Angazhimi i Hart në mbretërinë shqiptare ishte ndihma në sektorin e kulturës: ballo, klubi i tenisit, godina moderne në Tiranën e atyre viteve kanë qenë ide të Charles Hart. Dhe në ikje kur mbaroi mandati, Hart tha me nota gëzimi: “Nuk do t’i shkëmbeja të katër vjetët e gjysmë që kalova në Shqipëri me asnjë periudhë tjetër të jetës sime”.

  1. HERMAN BERNSTEIN

GJENERALITETET: Lindi më 21 shtator 1876, vdiq më 31 gusht 1935

PROFESIONI: Diplomat, gazetar, autor librash

STATUSI DIPLOMATIK: Ministër fuqiplotë i SHBA në Shqipëri

QËNDRIMI NË KRYE TË AMBASADËS: 17 shkurt 1930 – 24 shtator 1933

DETYRA PARAARDHËSE: Gazetar i “New York Times”

DETYRA PASARDHËSE: Gazetar dhe shkrimtar në profesion të lirë.

PËR T’U MBAJTUR MEND: Më 27 nëntor 1930 Herman Bernstein përuroi godinën e Ambasadës Amerikane, e para godinë që u ndërtua jashtë SHBA-së. Herman Bernstein shkroi një analizë më “New York Times” me titull “Shqipëria e vogël e një loje të madhe”.

Merita e diplomatit të 4-t të SHBA-së në Shqipëri ishin përpjekjet për reforma arsimore në një vend ku mbizotëronte analfabetizmi. I vendosur në krye të ambasadës në vitin 1930, Herman Bernstein është vlerësuar për ndihmën dhe përkrahjen që dha për hapjen e Shkollës Teknike Amerikane me drejtor Harry Fultz, në të cilën u përgatiten kuadrot e parë me nivel cilësor si në Perëndim. Është interesant fakti që kanë qenë nxënësit e kësaj shkolle ata që kanë ndërtuar godinën e Ambasadës Amerikane. Fati e deshi që Bernstein të ishte diplomati që do ta përuronte këtë godinë. Ambasada Amerikane u përurua të enjten e 27 nëntorit 1930, pikërisht Ditën e Falënderimeve dhe në ceremoni morën pjesë 150 vetë të ftuar. Për herë të parë Mbreti Zog shkoi në një godinë ambasade, ndërkohë që pjesëtarë aty ishin edhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar. Herman Bernstein tha: “Kam zgjedhur këtë Ditë të Falënderimeve për t’ia kushtuar Legatës së re Amerikane në Tiranë. Fakti që SHBA ndërtuan këtë legatë tregon qartë nga njëra anë besimin që ato kanë dhe nga ana tjetër simpatinë dhe interesin tonë të sinqertë te pavarësia e Shqipërisë, populli i së cilës ka luftuar dhe punuar me kaq kurajë për pavarësinë kombëtare që nga ditët e Heroit të tyre të shkëlqyeshëm Kombëtar Skënderbeut. Ky është një vend i vogël, shumë i bukur, i populluar prej një race të lashtë e të guximshme”. Për të kuptuar rëndësinë e këtij përurimi mjafton të përmendim që “New York Times” në numrin e datës 28, pra ditën tjetër, publikoi lajmin për inaugurimin me fjalët: “Ngjarja më piktoreske e ndodhur kohët e fundit në Ballkan”. Por nuk munguan as notat e humorit. Zogu pa në një nga dhomat e Ambasadës dy frigoriferë, pajisje e rrallë që nuk njihej dhe nuk ishte fare në Shqipëri. Falë këtij raporti Mbreti Zog i kërkoi Bernsteinit t’i sillte një frigorifer nga SHBA. Bernstein ia plotësoi dëshirën dhe Mbreti u bë shqiptari i parë që kishte një frigorifer në Shqipëri. Por, vlerësimi më i madh për Bernstein është ai i ndërmjetësisë së tij për futjen e kapitalit amerikan në Shqipëri. Dhe për këtë ka shumë shembuj të negociatave për ardhjen këtu të disa pronarëve të fuqishëm. Konkretisht, në vitin 1934 ai po përpiqej që nëpërmjet disa pasanikëve çifutë në SHBA t’i jepte Shqipërisë një hua prej 5 milionë dollarësh. Edhe pse ajo mbeti një ide në letër, vlerësohet fakti që ambasadori Bernstein u përpoq që Shqipëria me të vërtetë të ndiente që ishte kombi më i favorizuar për SHBA-në. Mes ideve të tij mbetet edhe odiseja për tharjen e kënetave. Megjithatë, qershia mbi tortë ishte marrëveshja e ekstradimit mes dy vendeve. Marrëveshja e ekstradimit u nënshkrua më 1.3.1933. U ratifikua në SHBA më 21.2.1935, ndërsa në Shqipëri më 20.4.1935. Në vitin 2001 kjo marrëveshje u nxor nga arkivat dhe u rinovua pa firma të reja, por mbi bazën e një neni, sipas të cilit kjo marrëveshje rinovohej automatikisht. Që ta konfirmojmë konkluzionin se Bernstein ishte jo vetëm profili më i lartë që SHBA ka dërguar në Tiranë, por edhe diplomati që e ka dashur më shumë Shqipërinë këtë po e shoqërojmë me një fakt: Bernstein e martoi vajzën e tij Dorothy Jean Bernstein me Actius Nash, student francez në Francë në një ceremoni pikërisht në oborrin e ambasadës.

  1. GEORGE POST WHEELER
Lexo edhe :  Rama vijon turin e diasporës, mban sot takim me shqiptarët në Londër

GJENERALITETET: Lindi më 6 gusht 1869, vdiq më 23 dhjetor 1956.

PROFESIONI: Diplomat, shkrimtar, poet, gazetar, studiues

STATUSI DIPLOMATIK: Ministër i SHBA në Shqipëri

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 26 gusht 1933 – 1 nëntor 1934

DETYRA PARAARDHËSE: Ministër i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Paraguai

DETYRA PASARDHËSE: Shkrimtar

PËR T’U MBAJTUR MEND: Shtetëzimi i Shkollës Teknike Amerikane dhe largimi i Harry Fultz. Ambasadori Wheeler publikoi një libër studimor me të dhëna folklorike për Shqipërinë.

Steka e kryediplomatëve amerikanë në Tiranë nuk u ul me largimin e Bernstein-it. Diplomat karriere në Londër, Romë, Shën Petërsburg, Tokio, Rio de Zhanejro, Post Eheeler-it i shtohej edhe statusi i njeriut të letrave. Emërimi i Post Wheeler në krye të Ambasadës Amerikane në Tiranë i takon momentit që tashmë jo vetëm marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe ndërrimi i ambasadorëve kishte hyrë në normalitet. Media e shndërroi ambasadorin në yllin e saj. Kishte 8 muaj që drejtonte ambasadën dhe revista elitare e asaj kohe “Minerva” që drejtohej nga gazetari Nebil Çika, në numrin e muajit prill të vitit 1934 i kushtoi një faqe Wheeler-it. Kishte gjithnjë një interes të lartë për diplomatët matanë oqeanit dhe kjo pasqyrohej në media. Ja çfarë shkruan gazeta “Minerva” për Wheeler: “Ministri amerikan i sotëm (Post Wheeler) nuk është vetëm një diplomat profesionist, i cili që në 1906 i ka ushtruar funksionet delikate të tij me aftësi dhe dinjitet në vende me rëndësi si London, Roma, Petrograd, Tokio, Rio Janeiro, por është edhe njeri i letrave, një poet me një sensibilitet të hollë e një prozator plot gjallëri e i këndshëm”. Por gazetari, si gazetar. Në Shqipërinë e asaj kohe ndodhën ngjarje që nuk ishin pozitive dhe Wheeler nuk ndikoi që të merrnin drejtim tjetër. Në janar 1934 erdhi Juliues Heler, përfaqësues i firmës “Clevelend Tractor Company” për të biseduar për tharjen e kënetave. Por kjo nuk u realizua dhe ai iku. Një tjetër ngjarje negative ishte vendimi i qeverisë për mbylljen e shkollave private. Drejtori i Shkollës Teknike, Hary Fultz, u detyrua të largohej nga Shqipëria pas vendimit të qeverisë për shtetëzimin e të gjitha shkollave private. Synimi ishte për t’i prerë hovin Italisë për hapjen e atyre shkollave, por nga kjo e pësoi edhe Shkolla Amerikane Teknike. Për ironi ky vendim nuk u zbatua për shkollat greke, për shkak të protestës së qeverisë greke në Lidhjen e Kombeve. A mund të kishte bërë edhe Wheeler të njëjtën gjë? Natyrisht që po. Duket se kontributi më i madh i Wheeler ishte pasi u largua nga Shqipëria. Ai mblodhi përralla shqiptare dhe botoi një libër në SHBA me titullin “Tregime të rralla shqiptare”, një libër që sot cilësohet xhevahir i rrallë për studiuesit.

  1. HUGH GRANT

GJENERALITETET: Lindur më 2 shtator 1888, vdiq më 10 gusht 1972

PROFESIONI: Diplomat, gazetar

STATUSI DIPLOMATIK: Ministër fuqiplotë i SHBA në Shqipëri

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 9 gusht 1935 – 27 gusht 1939

DETYRA PARAARDHËSE: Ndihmës i senatorit Hugo Black

DETYRA PASARDHËSE: Ambasador i SHBA në Tajlandë

PËR T’U MBAJTUR MEND: Menaxhimi i situatës gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia

Sikur të ishte plotësuar dëshira e ambasadorit Hugh Grant që Mbretëresha Geraldinë të kërkonte azil politik në Ambasadën Amerikane në Tiranë, historia e pushtimit të Shqipërisë nga Italia do të shkruhej ndryshe. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Tezja e Mbretëreshës, kontesha Sehr Thoss, më telefonoi të dielën mbrëma duke më lajmëruar se pritej një sulm nga Italia nga e marta, se Mbretëresha Geraldinë do të gjendej në rrezik të madh dhe më pyeti nëse zonja Grant e unë do të ishim të disponuar të merrnin Mbretëreshën nën mbrojtjen e Legatës Amerikane. Kontesha dukej shumë e alarmuar. E sigurova konteshën se do të ishim shumë të kënaqur që zonja Grant dhe unë të merrnim Mbretëreshën Geraldinë në Legatën Amerikane në qoftë se Mbreti Zog do ta dëshironte dhe i sugjerova konteshës që t’ia jepte Mbretit këtë mesazh. Më pas mësova se Mbreti kishte dashur ta dërgonte Mbretëreshën në Legatën Amerikane, por Mbretëresha kishte ngulur këmbë të qëndronte me të”. Në një version tjetër kjo jepet në formën e lutjes së Mbretëreshës: “Mbretëresha Geraldinë më pyeti për mundësinë e azilit në Ambasadën Amerikane në rast nevoje. Unë iu përgjigja se do ta bëja me kënaqësi një gjë të tillë në qoftë se Mbreti do ta kërkonte”. Por të gjitha këto nuk kishin rëndësi. Mbreti bashkë me familjen u largua, ndërkohë Italia po pushtonte Shqipërinë. Grant e kishte parashikuar pak a shumë paqartësinë, por edhe trishtimin e Mbretit Zog kur më 13 shkurt 1939 u realizua biseda e parë radiotelefonike mes Tiranës dhe Uashingtonit, nëpërmjet “Radio Tiranës” dhe rrjetit “NBC”. Ishte një ngjarje që duhet të kishte shumë gëzim, por që në fakt nuk kishte. Inxhinierët amerikanë të rrjetit “NBC” kishin arritur sukses me eksperimentin e tyre, teksa raportoi për “NBC” një gazetar direkt nga Tirana. Por gëzimi i kësaj ngjarjeje të madhe ishte sfumuar nga përgatitjet e pushtimit italian. Vetëm një muaj më pas ministri Grant kujton: “Në bisedën e fundit me Mbretin Zog përpara pushtimit nga Italia ai dukej i qetë. Por më tha se ishte i hidhëruar që italianët kishin zgjedhur për fillim të ofensivës pikërisht kohën kur po pritej që Mbretëresha të lindte fëmijën. Pashë qartë në sytë e Mbretit dhe më la përshtypjen e një njeriu shumë të zhgënjyer që kishte kuptuar se ishte mashtruar keqas”. Më 5 prill në dyert e Ambasadës Amerikane ndodhi një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe as nuk do të ndodhte për shumë dekada. Rreth 2 mijë shqiptarë para godinës u grumbulluan aty spontanisht më 6 prill thërrisnin: “Rroftë Amerika! Rroftë Roosevelt!” Zoti në qiell dhe Amerika në tokë dukeshin se ishin i vetmi shpëtim për Shqipërinë e atyre ditëve. Por kjo nuk ndodhi. Italia e pushtoi Shqipërinë dhe u vendos bashkimi i detyruar. Më 10 qershor 1939, SHBA vendosi të mbyllë Legatën e saj në Tiranë. Sekretari i Shtetit Cordell Hull i dërgoi kabllogram Grant: “Informoni autoritetet përkatëse në Tiranë se do të mbyllni Legatën dhe do të ktheheni në SHBA”. Ishte një largim i trishtë për të cilin askush nuk e mendoi se do të zgjaste 52 vjet.

  1. JOSEPH E. JACOBS

GJENERALITETET: Lindi në 1893 dhe vdiq në 5 janar 1971

STATUSI DIPLOMATIK: Drejtues i misionit civil amerikan në Shqipëri

PROFESIONI: Diplomat

QËNDRIMI  NË KRYE TË AMBASADËS: 8 maj 1945 – 10 tetor 1946

DETYRA PARAARDHËSE: Misionar civil

DETYRA PASARDHËSE: Ambasador i SHBA në Çekosllovaki

PËR T’U MBAJTUR MEND: Menaxhoi instalimin e sistemit komunist në Shqipëri, duke mos arritur të rikthejë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Joseph Jacobs nuk mund ta merrte kurrë me mend se ardhja dhe ikja e tij nga Shqipëria do të ishin kontaktet e fundit amerikane me këtë vend për shumë vjet. I dërguar nga Departamenti i Shtetit si drejtues i një misioni në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, Jacobs kishte për detyrë njohjen e qeverisë së Shqipërisë nga SHBA, por edhe rivendosjen e marrëdhënieve të ndërprera diplomatike. Por fati i keq e solli që gjithçka të hidhej në erë. Shqipëria u bë pjesë e hemisferës komuniste lindore dhe largimi i tij nga Shqipëria solli vendosjen e perdes së hekurt mes Lindjes dhe Perëndimit. Më konkretisht, mes Shqipërisë dhe vendeve demokratike. Joseph Jacobs synoi të ndihmonte Shqipërinë me ndihma edhe në kuadër të UNRRA, por qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, duke marrë orientime nga Bashkimi Sovjetik, arriti deri në dëbimin e tyre. Në fillim Hoxhës i interesonte mendimi i SHBA-së dhe kjo shprehet edhe në konferencën solemne të 10-vjetorit të themelimit të PPSH në Tiranë, kur sekretari i saj dhe njëkohësisht Kryeministri Enver Hoxha tha: “E një rëndësije të jashtëzakonshme është deklarata historike e shokut Molotov më 18 dhjetor 1942”. Kjo deklaratë thotë se BS, duke parë me simpati të plotë ndeshjen çlirimtare të patriotëve shqiptarë kundër okupatorit italian, deklaron se nuk njeh asnjë pretendim të imperializmit fashist italian në tokën shqiptare dhe dëshiron që ta shohë Shqipërinë të lirë dhe indipendente. Për sa i përket strukturës së shtetit, kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe duhet të zgjidhet prej vetë popullit shqiptar. Kjo deklaratë bëri që edhe qeveritë e SHBA dhe të Anglisë të detyrohen të mbanin të njëjtin qëndrim. Kjo ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar pse deklarata e Molotovit e mbronte Shqipërinë nga çdo rrezik i ardhshëm. Për Hoxhën “deklarata e Molotovit, Hull-it (Cordell Hull Sekretar Shteti 1933-1944 nën Presidencën e Franklin Roosevelt) dhe e Iden (Anthony Eden zëvendëskryeministër dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe) qëndrojnë kurdoherë një dokument i rëndësishëm ndërkombëtar i cili kollaj nuk mund të shkelet nga imperialistët anglo-amerikanë”. Kaq i mjaftonte regjimit të ri komunist. Më pas SHBA u shpall armiku numër një në botë i Shqipërisë dhe i socializmit. Një ndërprerje e trishtuar e atyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe Shqipëria do të futet për afro gjysmëshekulli në errësirën komuniste. A e braktisëm ne shqiptarët apo Amerika na braktisi ne? Duket se as Jacobs e askush tjetër nuk kishin asnjë mundësi të bënin gjë në ato çaste.

…Vijon numrin e ardhshëm të gazetës Fjala (Cilët janë diplomatët amerikanë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri pas vitit 1990)

Të fundit

Aksident në Vorë, radhë kilometrike trafiku në autostradën Tiranë-Durrës (Pamjet)

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës. Si pasojë e aksidentit në autostradën Tiranë- Durrës është...

Ekuilibri në tavolinë/ 10 zakonet japoneze nga të cilat duhet të merrni frymëzim

Bëni racione të vogla. Duket e parëndësishme, por shpesh priremi ta harrojmë: një nga sekretet për të ngrënë siç duhet (dhe për të humbur...

Nëntor 1973/Ushtria greke rrëzon qeverinë e juntës së kolonelëve, pas disa javësh trazira

Pati shumë pak rezistencë, kur tanket vërshuan rrugëve të Athinës, dhe kur trupat ushtarake morën pozicione përrreth ndërtesave qeveritare, që në orët e para...

Është koha për të marrë një qëndrim kundër Izraelit

Ndërsa bombardimet vazhdojnë në Gaza, mosveprimi i organeve si FIFA dhe IOC bëhet një zgjedhje e dukshme dhe e vetëdijshme.  Jonathan Liew Ndoshta ju tashmë e...

Starmer luajti kartën e Kinës në Rio dhe i dërgoi një mesazh Donald Trumpit arrogant

Kryeministri dhe liderët e tjerë perëndimorë janë të qetë deri në Pekin. Nëse presidenti i zgjedhur vendos tarifa ndëshkuese për importet kineze, ai do...

Lajme të tjera

Web TV