Një ekipi i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Higjienës i Kinës Mi Feng u shpreh në një konferencë për shtyp se ekipi i punës i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin mbrëmjen e 10 shkurtit dhe do të diskutojë me palën kineze për ngritjen e një ekipi të përbashkët specialistësh.

“Këtë herë, ekipi i punës nga OBSH-ja dhe pala kineze do të bëjnë shkëmbime të thella mbi gjendjen e tanishme dhe parandalimin e epidemisë, për të dhënë sugjerime për parandalimin e ardhshëm në Kinë dhe në vende të tjera të botës. Ne mirëpresim ekspertët e vendeve të tjera, përfshi edhe nga SHBA-ja të marrin pjesë në ekipin e përbashkët të ekspertëve. Besojmë që pas konsultimeve dhe komunikimeve të plota, do të kemi një plan të përshtatshëm për vizitën e ekipit të punës të OBSH-së në Kinë,” thotë Mi Feng.

Siç mësohet, ky ekip do të drejtohet nga doktor Bruce Aylward dhe do të bashkëpunojë me homologët kinezë për t’u mësuar me gjendjen e epidemisë dhe për të drejtuar punët e parandalimit në mbarë botën, raporton Radio e Jashtme e Kines.

Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri u rrit me 97 të dielën, numri më i madh i viktimave i regjistruar në një ditë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tashmë ka arritur në 908 – por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.

Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.

Të fundit

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Lajme të tjera

Web TV