E tmerrshme/ Babai i pret fytin djalit kur zbuloi se është homoseksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një proçes gjyqësor është hapur në Zvicër për një burrë irakian i cili tentoi të vrasë djalin e tij kur mori vesh se ai ishte homoseksual.

Djali tregoi se I ati e kishte zgjuar natën duke bërtitur: “Ti je gay, je gay?”

Dhe pas kësaj ai tentoi ti presë fytin djalit. Seran M tregon se është me fat që i mbijetoi sulmit.

Babai, kundër të cilit po zhvillohet procedura penale për vrasje me dashje, është ende në paraburgim. Në anën tjetër, ai ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Lartë. Ai mohon sulmin ndaj të birit, duke deklaruar se ka tentuar të vëtëvritet.

Por Gjykata e Lartë nuk e besoi deklaratën e tij. Gjurmët e gjakut të të birit do ta rëndonin pozicionin e tij dhe kur u pyet e shmangu përgjigjen.

Ekziston gjithashtu një rrezik që i akuzuari të riatdhesohet në vendin e tij të lindjes, Irakun. Për shkak se ka emigruar vonë në Zvicër, flet vetëm pak gjermanisht dhe jeton me ndihmë sociale.

Si rezultat, gjykata konkludoi se paraburgimi nuk do të hiqej.

Ende nuk është e qartë se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor pasi më parë duhet të përfundojnë hetimet.

Të fundit

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i...

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Conte frenon entuziazmin tek Napoli: “Dy tituj radhazi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë”

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zgjedhur tonin e matur pas suksesit të fundit, duke ftohur menjëherë entuziazmin për një tjetër titull të shpejtë. Të...

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në...

OKB e konfirmon: Vdekjet nga uria në Gaza, një krim lufte i Izraelit

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të madh viktimash civile dhe shkatërrime...

Lajme të tjera

Web TV