U dorëhoq nga vetingu, qeveria emëron në postin e ri gruan e Denar Bibës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 10 ditë pasi Elona Kana ndërpreu me dorëheqje procesin e vetingut, qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi që ta emëronte në detyrën e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit. Elona Kana është gruaja e n/kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e socialistëve, Denar Biba.

Elona Kana u përball fillimisht me vetingun në tetor të vitit të kaluar si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Në seancën e parë ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine, por më pas Kana paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Ndërkohë që në datë 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi nga ana e këshilltares ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba. Pas vendimit të vetingut që i ndaloi mbajtjen e posteve në drejtësi për 15 vite, Elona Kana u emërua nga Këshilli i Ministrave në postin e ri. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV