Liroi anëtarin e bandës së Gaxhait, gjyqtarja padit Anila Bashën: Tani më njeh i gjithë pallati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Kapedani, gjyqtare e Elbasanit, ka depozituar një padi ndaj portalit ‘Newsbomb’, të administruar nga gazetarja Anila Basha, pas publikimit të fotos së saj. Portali e ka publikuar foton në kuadër të një vendimi që Kapedani kishte ndërmarrë për të liruar nga burgu i Peqinit shtetasin Viktor Ymeri, i njohur si anëtar i bandës së Gaxhait.

Portali ishte kujdesur që në foton e publikuar të mbuloheshin fytyrat e anëtarëve të familjes, për të mos i cenuar atyre privatësinë. E megjithatë, publikimi i kësaj fotoje është konsideruar nga gjyqtarja si cenim i privatësisë.

Personi që mori përsipër të lironte nga burgu një prej personave më të rrezikshëm në Vlorë, kërkon nga Newsbomb dëmshpërblimin me 5 milionë lekë për publikimin e fotos.

Në padi, gjyqtarja Kapedani thotë se deri përpara publikimit të fotos askush nuk e dinte kush ishte dhe çfarë pune bënte, ndërsa sot e njeh i gjithë pallati dhe e gjithë lagjia.

“Që prej asaj dite jeta ime nuk ka vijuar më normalisht. Së pari më ka shkaktuar stres familjar, pasi familjarët e mi vuajnë përgjegjësinë e vendimarrjeve të mia. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi, identifikohen si personat e publikuar në një foto së bashku me një gjyqtare që kishte bërë të pabërën pasi kishte nxjerrë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait. Deri para publikimit të fotos, unë isha person i panjohur në ambientin ku jetoj pasi askush nuk dinte se kush isha unë dhe çfarë pune bëja, Falë publikimit të fotos time private të vjedhur në profilin tim, tashmë më njeh i gjithë pallati, madje e gjithë lagjia”, thuhet në padinë e gjyqtares.

Viktor Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por që më vonë dënimi i është kthyer në 25 vite burg. Më pas është dënuar prapë 25 vite burg, dhe më vonë edhe 16 muaj burg për tentativë arratisje. E pavarësisht këtyre vendimeve, gjyqtarja Kapedani vendosi në dhjetor të 2019-ës lirimin e tij.

Lexo edhe :  Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Prokuroria e Elbasanit njoftoi se do e apelonte vendimin e gjyqtares Kapedani, pasi sipas saj, Gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.

Të fundit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV