Bllokohet nëndetësja e trafikantëve kolumbianë, sekuestrohen 5 tonë drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikantët kolumbianë e kanë të pamundur ta vijojnë trafikun e lëndës së tyre narkotike me mjete të vogla. Tashmë iu duhet nëndetësja që të kryejë të gjitha nevojat e tyre për transport. Kështu ka ndodhur edhe para pak ditësh kur në Panama është kryer një goditje e madhe policore.

Të dhënat tregojnë se një sasi rekord droge është kapur në Panama në një nëndetëse të ndërtuar nga vetë trafikantët. Sasia e drogës së kapur është 5 tonë.

Oficerët në bashkëpunim me Shërbimet e Forcave Detare dhe Ajrore arritën të identifikonin mjetin lundrues në brigjet e Panamasë gjatë mbrëmjes të së mërkurës së 19 shkurtit. Katër persona me origjinë kolumbiane ranë në prangat e policisë dhe mbi 5 ton drogë u sekuestruan.

Në një deklaratë për mediet, ministri i rendit publik të vendit nuk ka dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve si dhe për llojin e lëndës narkotike të sekuestruar. Ai shprehet se nëndetëse të tilla janë kapur edhe më parë në SHBA dhe në Evropë.

Deri më tani nuk dihet as destinacioni se për ku ishte nisur droga pasi gjithë operacioni është mbajtur dhe vazhdon të mbahet nën fshehtësi të plotë. Autoritete e hetimit në Panama kanë treguar për mediet vendase se mjete të tilla janë shumë të vështira për tu identifikuar në det të hapur dhe kërkon bashkëpunimin e disa forcave të sigurisë për t’i kapur ato.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV