Sulmi brutal në Frankfurt, dalin për herë të parë fotot e 11 viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Dalin për herë të parë fotot e të gjithë personave që humben jetën nga ai sulm brutal në Hanau. Janë katër gra dhe shtatë burra të cilët iu pikasin moshave relativisht të reja që janë pikasur si shënjestrat e gjermanit autor, i cili në fund i dha fund edhe jetës së tij në banesën e tij duke vrarë edhe nënën e vet.

Autori i masakrës në Hanau në Frankfurt tashmë, edhe pse nuk jeton më ka një emër dhe portret që quhej Tobias Rathien dhe ishte 43 vjeç. Me sa duket ai ishte një person i vetmuar me tendenca paranojave, që nuk ka shfaqur asnjëherë në të kaluarën qëndrime raciste apo ekstremiste- siç edhe theksoi Ministri i Brendshëm gjerman, Hessian Peter Beuth.

Sipas hetuesve, motivi i krimit që ai kreu ishte racist dhe se pasi kreu masakrën në lokalet e frekuentuara nga komuniteti turk, ai kishte shkuar në shtëpi ku kishte vrarë edhe nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Rreth orës tre të mëngjesit, policia gjurmoi banesën e vrasësit ku dhe gjeti dy viktima, atë të agresorit dhe nënës së tij. Gazeta Bild foli për një video dhe një letër në të cilën agresori Tobias Rathien ka shpjeguar arsyet e tërbimit të tij vrastar. “Disa popuj që nuk janë në gjendje të dëbohen nga Gjermania duhet të shfarosen”- shkruante ai në letër. Policia ndërkohë po vazhdon hetimet dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë patur lidhje me agresorin.

Vrasësi kishte postuar gjashtë ditë më parë në YouTube një mesazh paranojak në anglisht ku i drejtohej “të gjithë amerikanëve” duke informuar se ai është “nën kontrollin e një shoqërie sekrete të padukshme”. Ai shkruante në mesazh se “Në Shtetet e Bashkuara ka baza nëntokësore ku amerikanët torturojnë fëmijët për një kohë të gjatë me metoda të skllavërisë moderne”. Video mesazhi përfundon me thirrje nxitëse për të vepruar, për të identifikuar bazat e pretenduara nëntokësore dhe për t’i “groposur ato”! Fjala.al/

Lexo edhe :  Pendohet Elon Musk? Miliarderi vendos të ulë shifrat e donacioneve politike

 

Të fundit

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i mirënjohur Piro Milkani Jeta dhe rruga...

Lajme të tjera

Web TV