Dy vëllezër dhe një i tretë, policia tregon të shumëkërkuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këta janë tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Ata janë dënuar në mungesë për vrasje dhe duhet të vuajnë 25 vite burg.

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D.   Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D.   Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet  burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV