Një si lojë halli e një babai sirian me të bijën në kampet e luftës, që pushtoi botën nëpërmjet një video ku shfaqe e bija që qeshte me të madhe sa herë dëgjonte shpërthime, tashmë ka marrë një përgjigje! Qeveria turke, pas identifikimit të familjes së vajzës, ka siguruar mundësinë që burrë grua dhe vajza e tyre të vinin në Turqi dhe të nisnin një jetë të re aty.
Sot mediet turke kanë treguar në lidhje me këtë ngjarje duke theksuar se historia e vajzës që qeshte kur shpërthenin bombat të Siri, në një lojë të krijuar enkas për të nga i ati, tashmë ka një fund të lumtur. Vajza e vogël që quhet Selva do të ketë një jetë të re, pa bomba dhe luftë në Turqi. Familja e saj ka bërë gati valixhet dhe Selva bashkë me të ëmën dhe të atin mësohet se kanë kaluar kufirin turk.
Selva e vogël u bë e famshme në të gjithë botën për shkak të një videoje të filmuar nga i ati, i cili, e kishte bindur atë se bombat që nuk ndaleshin ishin një lojë, dhe sa herë të kishte një shpërthim, ata duhej të qeshnin. Mediat turke shkruajnë se vogëlushja tani do të mund të shkojë në shkollë dhe të luajë me lojëra normale në Turqi. Bashkë me prindërit ajo do të vendoset në provincën Hatay, në jug lindje të vendit.
Babai i Selvës ka falënderuar qeverinë turke. “Shpresoj që shumë shpejt lufta në Siri do të përfundojë dhe që ne të mund të kthehemi në shtëpinë tonë”, tha ai. Selva, katër vjeç, dhe familja e saj, jetonin në provincën siriane Idlib, ku vazhdon beteja për qytetin mes rebelëve xhihadistë dhe ushtrisë ruse e siriane.
Ata nuk janë të vetmit që braktisin shtëpinë si pasojë e luftimeve. Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 900 mijë persona kanë braktisur rajonin këto kohë. n.k/Fjala.al/