Atentati në Pejë, Qerim Kelmendi kërkoi dosjen e vrasjes së shokëve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova, që është tronditur mëngjesin e sotëm nga vrasja e Qerim Kelmendit, vijon të kërkojë gjurmët e atentatorëve të ish-ushtarit të njohur të UÇK-së. Ka pak të dhëna që e tejkalojnë atë vrasje makabre që lidhet me një nga atentatet më të bujshme të ndodhura në Kosovë kohëve të fundit. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se janë marrë dëshmitë e familjes së viktimës, janë verifikuar lëvizjet dhe të gjitha përplasjet publike që ai ka patur kohëve të fundit.

Në mediet vendase po flitet shumë në lidhje me një reagim të tij të mbajtur në llogarinë e tij në Facebook ku ai vazhdon  të mbrojë një kritikues të ashpër të Ibrahim Rugovës. Po ashtu këto media nuk janë ndaluar në gjurmimin e të dhënave që vijnë nga aktiviteti i tij i pasluftës, ku ai herë pas here ka kërkuar që të zbardhen vrasjet e shokëve të tij. Madje ai hodhi akuza të forta edhe kundër Shqipërisë pasi pretendonte se dosja e vrasjes së dy miqve të tij gjendeshin të kyçura në arkivat tona.

Ilir Konushveci, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi

‘Insajderi’ ka botuar një letër të plotë që tregonte se si viktima e mbrëmshme ka bërë publike duke kërkuar që të merrej dosja në Shqipëri atje ku fshiheshin të vërtetat e vrasjes së miqve të tij. Kelmendi dikur kishte  zbuluar detajet rreth vrasjes të ish-figurave kryesore të luftës, që ndërlidheshin edhe me politikën.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi kishte folur edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, një prej miqve të tij më të mirë të kohës së luftës. Madje aso kohe ai kishte hedhur akuza të forta ndaj shtetit shqiptar, duke shkruar se dosja e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është e blinduar në arkivat e Shqipërisë. Kjo, sipas Kelmendit ishte bërë me urdhër të Fatos Nanos.

Për vrasjen e tij kanë qenë të shumtë personat që kanë reaguar. Vëllai i tij ka bërë njoftimin e hidhur të vrasjes së Qerimit ndërsa reagimi ka nga shqiptarë të ndryshëm nga gjithë bota. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen ndërkohë i ka bërë thirrje shtetit që të zbardhi sa më parë ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe :  Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu...

Po kush është Qerim Kelmendi sipas medieve të Kosovës

Bashkë me vëllanë e tij, Ibrahim Klemendin, ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Qerim Kelmendi gjatë kohës që kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Gjatë viteve të `90 kishte jetuar në Shqipëri me mision për krijimin grupeve të rezistencës së Kosovës dhe UÇK’-së deri në vitin 1999 kur edhe kishte përfunduar lufta. Po ashtu Qerim Kelmendi ishte plagosur në vitin 1996 gjatë një përplasje me forcat serbe.Ai madje ishte edhe një prej emrave që përflitej për organizimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë, pasi u akuzua publikisht në Klan Kosova nga dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Madje Mehmeti kishte akuzuar Qerimin bashkë me vëllanë Ibrahim Kelmendin se kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK-së Smajl Hajdarajt dhe kolonelit Tahir Zema. Këto akuza Qerimi i kishte përqeshur duke i cilësuar si një telenovelë. “Telenovela që po tjerët qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi në vitin 2018.

Në profilin e tij në ‘facebook’, Qerim Kelmendi është marrë në mënyrë aktive me ngjarjet e viteve 90-ta, UDB-ën, vrasjen e Ilir Konushevcit dhe me ngjarjet e familjes Haklaj nga Tropoja. Së fundi Qerim Kelmendi i kishte dalë në mbrojtje të Nasim Haradinajt pas akuzave të këtij të fundit ndaj Ibrahim Rugovës për tradhti. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News,...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Lajme të tjera

Web TV