Dëshmi: Breshëria e armëve dhe britma e Sabihasë mesnatën e 26 shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth mesnatës, ajo dëgjoi breshëri krismash me automatik që u pasuan me britma njerëzish deri në llahtari. Mes britmash, Hania kishte dëgjuar edhe një zë gruaje.

Ajet Hysa, banor i fshatit Mënik në Tiranë, tregon për kujto.al rrëfimët e nënës së tij, Hane Hysa për ekzekutimin e shkencëtares së parë shqiptare dhe 21 intelektualëve të tjerë, të akuzuar për ngjarjen e bombës në ambasadën sovjetike

Mëngjesin e 26 shkurtit të vitit 1951, Hane Hysa po vërtitej si zakonisht rreth shtëpisë së saj në fshatin Mënik, pak kilometra në perfieri të Tiranës. Si çdo mëngjes Hania ishte duke kryer punët e një amvise. Në kodrinën përballë banesës së saj, rreth 200 metra larg, pa të afrohen disa makina të mëdha të ushtrisë që po shkarkonin një varg njerzish të lidhur me zinxhirë. Më të zbritur nga kamionët, kishin nisur të punonin me kazma e lopata ashtu të lidhur me zinxhirë. Përgjatë gjithë ditës ata punuan deri në darkë duke hapur një kanal të madh. Hane Hysa e kishte parë edhe herë të tjera atë skenë dhe e dinte se çfarë do të ndodhte pak orë më vonë kur nata të binte mbi fshat. Rreth mesnatës, ajo dëgjoi breshëri krismash me automatik që u pasuan me britma njerëzish deri në llahtari. Mes britmash, Hania kishte dëgjuar edhe një zë gruaje. Ishte zëri i Sabiha Kasimatit, e cila po pushkatohej atë natë mes 21 burrave të arrestuar njëherësh me të, të akuzuar padrejtësisht për vendosjen e një eksplozivi në ambasadën sovjetike.

Ia ka rrëfyer birit të saj Ajet Hysa, ngjarjen e asaj nate kur kishte dëgjuar klithmat e frikshme të asaj gruaje para vdekjes. Ajet Hysa, e ka treguar rëfimin e së ëmës për kujto.al.

“I sillnin që në mëngjes dhe i linin gjithë ditën duke punuar në kanale të lidhur me zinxhir. Më ka treguar nëna ime sepse i ka parë me sytë e saj të gjithë ata që janë pushkatuar në këtë vend.

Rreth orës 12:30 deri në 1 të natës, nisnin krismat e armëve dhe atëherë dihej se grupi që kishim parë duke punuar kanalin gjatë ditës, po pushkatohej. Nëna më ka treguar se kur pushkatoheshin, dëgjoheshin britmat deri te shtëpia e tyre. Britma që zgjasnin disa minuta deri sa jepnin shpirt. Kishte zëra burrash por edhe grash që ulërinin kur pushkatoheshin. Ka ndodhur pesë a gjashtë herë që grupe njerëzish të lidhur me zinxhirë pushkatoheshin gjatë natës. Të nesërmen qysh në mëngjes, buldozerët i mbulonin me dhe duke i hedhur poshtë kodrës”, ka rrëfyer Ajet Hysa për kujto.al.

Lexo edhe :  Karelia finlandeze, Ushtria e Kuqe e anekson për llogari të Bashkimit Sovjetik

Banorët e fshatit Mënik janë bërë dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në diktaturën komuniste sepse atje ishte përcaktuar vendi ku do të ekzekutoheshin e  groposeshin disa grupe të quajtura “armiqësore”. Një prej tyre është edhe ajo e pushkatimit të të akuzuarve për bombën në ambasadën sovjetike.

Vendi ku kryhej ekzekutimi ishte në pronësi të babait të Ajetit, Faslli Hysa. Në atë kohë ishte tokë nën administrimin e shtetit. Megjithatë, Fallsi Hysa kishte lënë amanet djemve të tij që sidoqë të vinin kohërat, në atë tokë të mos ndërtohej në kufirin ku ishin varrosur të pushkatuar, duke iu përcaktuar edhe perimetrin e përafërt. Faslliu i kishte këshilluar të bijtë që të mbillnin vetëm pemë. E kishte lënë këtë amanet me shpresën se një ditë të afërmit e atyre viktimave do të mund t’i kërkonin eshtrat e familjarëve të tyre.

Bijtë e Faslliut e kishin mbajtur amanetin e atit dhe kurrë nuk ndërtuan në atë sipërfaqe nën të cilën mendohet se ka eshtra të pushkatuarish nga regjimi komunist.

“Rreth vitit 1980, vëllai im Haliti, kishte gërmuar në këtë pjesë të tokës për të mbjellë disa kumbulla. Kur papritur kishte ndeshur kafkën e një njeriu… më thirri dhe shkova me vrap. Nisur nga amaneti i babit tonë, pranë gropës mbollëm një kumbull si shenjë për të mos humbur eshtrat e të panjohurit. Kjo është kumbulla që i ndjeri vëllai im Haliti mbolli atë ditë“, rrëfen Ajet Hysa. Përveç grupit të ngjarjes së bombës së ambasadës sovjetike, në këto kodrina u pushkatuan disa grupe njerzish dhe nën to besohet se gjenden ende eshtrat e tyre.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV