“Edhe po humbëm dal pi birra”, Torasa u tregon argjentinasve Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga futbollistët më në formë te skuadra e Tiranës para ndërprerjes së kampionatit rej koronavirusit është padiskutim Agustin Torasa. Argjentinasi ishte duke kaluar një sezon shumë të mirë, duke dhënë asiste e  shënuar gola të rëndësishëm për ekipin bardheblu.

Së fundmi në intervistë për mediat argjentinase, ai ka folur për eksperiencën e tij me skuadrat shqiptare dhe kampionatin e futbollit në vendin tonë.

“Jam këtu prej thuajse tre vitesh. Më parë kam luajtur për Partizanin dhe Flamurtarin. Sot janë edhe dy argjentinas të tjerë në një ekip tjetër të Superiores, por kam parë shumë argjentinas që kur kam ardhur këtu. Kampionati shqiptar është rritur shumë në vitet e fundit.

Ka gjithmonë e më shumë të huaj dhe niveli është përmirësuar. Ky është një futboll mjaft fizik në përgjithësi. Dy klubet me të mëdhenj, për histori dhe numër tifozësh janë Partizani dhe Tirana, ky është i vetmi derbi në vend. Paraqitja ime aktuale është e mirë, me 4 gola në 18 ndeshje. Jemi në majën e klasifikimit me 9 pikë diferencë nga Kukësi dhe mbeten 10 ndeshje deri në fund”,-tha ai.

Më tej lojtari i Tiranës u tha atyre seedhe nëse skuadra e tij ka humbur një ndeshje, mund të dalë në rrugë normalisht dhe mund të pijë birra si një person normal.

“Me raste të mungon pak çmenduria e futbollit argjentinas, por edhe këtu të kënaq. Këtu jetoj shumë I qetë, qyteti është i bukur, njerëzit janë shumë miqësorë. Nëse humb një ndeshje, mund të dal në rrugë, të darkoj jashtë dhe të pi një birrë si një person normal”,-tha ndër të tjera Torasa./Fjala.al/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV