Koronavirusi/ Një ditë në Romën e izoluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia po përpiqet përmes masave të rrepta që të trajtojë krizën që ka mbërthyer vendin për shkak të pandemisë Covid-19. Normalisht një fluturim drejt kryeqytetit italian do të ishte për këdo një përzierje e emocionesh; çift që shkojnë për një fundjavë romantike, familje që kthehen për të parë të afërmit…

Hera ime e parë në Romë u regjistrua në fillim të muajit mars, pikërisht për të mbuluar shpërthimin e koronavirusit. Gjendja ime shpirtërore, padyshim e tensionuar, e shqetësuar dhe e frikësuar. Një vajzë me flokë të errët, e ulur pranë meje në avion, m’u shpreh se ishte duke nxituar drejt shtëpisë për të qenë me familjen përpara se Italia të mbyllej plotësisht. Kur dola nga aeroporti në dritën e diellit të ngrohtë romak, u godita nga ndjesi të papërshkrueshme. Vura re se njerëzit i shmangnin shikimet dhe pothuajse të gjithë ishin të pajisur me një maskë.

Roma është një qytet ku historia dhe feja e lashtë shkrihet së bashku me turizmin ndërkombëtar. Megjithatë, disa nga atraksionet më të famshme turistike në botë, sikurse Kolosseum, Sheshi i Shën Pjetrit, Panteoni, normalisht të mbushura me turma të mëdha, ishin të shkreta. Heshtja thyhej vetëm nga zhurma e kambanave të kishave. Teksa po filmonim në rrethin e modës, ku dyqanet e hijshme të stilistëve rreshtohen njëra pas tjetrës, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Njerëzit papritmas dolën nëpër ballkonet e tyre dhe filluan të duartrokisnin. “Kjo është për të qenë të bashkuar dhe të fortë si kurrë më parë”- bërtitën njëzëri ata. Në veri të Lombardisë, ishte më shumë se një pamje e dëshpëruar. Spitalet po luftonin për të përballuar krizën dhe numrin e vdekjeve të përshkallëzuara. Po u mbaronin pajisjet thelbësore sikurse edhe ndihma e specialistëve. Presidenti i rajonit paralajmëroi se nëse njerëzit nuk qendrojnë brenda, spitalet mund të përfundojnë duke i larguar pacientët për shkak të mungesës së burimeve. Në Romë, policia ishte në patrullë. Oficerët paralajmëruan ata që dilnin jashtë banesave, si dhe shpërndanë ato pak njerëz që u mblodhën në turmë. Një mëngjes ndërsa filmonim jashtë një supermarket, një grua e moshuar nuk ngurroi të bërtiste drejt meje dhe ekipit tim. Sipas saj, nuk ishim aq larg saç duhet nga njëri-tjetri.

Lexo edhe :  Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse


Kishat – të zbukuruara në katolicizmin e tyre spektakolar romak – ishin të hapura, por asnjë shërbim nuk u bë. Ndërsa Papa, në Vatikan në zemër të Romës, qëndroi brenda. Një mësues nga Gjermania na foli jashtë një kishe dhe theksoi rëndësinë e lutjes në një kohë të krizës kombëtare. “Është e rëndësishme që kishat të jenë pranë njerëzve, si një vend për ngushëllim dhe reflektim”-tha ajo. Ndërsa një grua në të 50-ta na tha se kurrë nuk e kishte parë Romën kësisoj. “Ndjej trishtim të pamasë. Për më tepër, askush nuk e di se kur do të përfundojë gjithçka, se kur do t’i rikthehemi normalitetit”-u shpreh ajo. Një tjetër banore që zotëronte një restorant, përcillte dëshirën e saj të ndezur për të ndihmuar të tjerët duke siguruar kafe në gota plastike. Italia po shkatërrohej, por kurrsesi bujaria e njerëzve të saj. Ndërkohë, hoteli ynë po mbyllej dhe shumica e aeroporteve nuk funksiononin. Vetëm terminali tre në aeroportin e qytetit Fiumicino ishte i hapur.

Lënia e Romës, ashtu si mbërritja, ishte një përvojë kthjelluese. Ishte e vështirë të mos mendoje për historikun e qytetit, nga Julius Cezari dhe rënia e Perandoria Romake, tek lindja e fashizmit dhe bombardimet me të cilat u përball deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Por, a ka patur një përvojë më të vështirë, të frikshme, shkatërruese se sa përballja e saj me koronavirusin? Ne mund të ndiejmë vetëm dhimbshuri, simpati dhe dashuri për Romën dhe njerëzit e saj, si dhe i urojmë fat, shumë fat për atë çka u shtrohet përpara.

Pergatiti: Fjala.al

Të fundit

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur...

Dominon Koreja e Jugut/ Tregu shqiptar “ngopet” nga importi, bie numri i makinave

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Fringe i Edinburgh-ut me familjen: pesë shfaqje për fëmijë

Një krijesë e çuditshme në formë tubi që lëviz me jetë, zogj mahnitës për foshnjat dhe një interpretim plot gëzim i Uliksit së James...

Përmbytjet godasin Japoninë, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke...

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë mjaft virale në rrjet. Ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV