Bllokimi i mallrave nga Kosova në kufi, Rama thirrje Vuçiç: Ngrijeni traun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të heq traun që pengon kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova që të kalojnë në shtetin e këtij të fundit.

Përmes reagimeve në “Twitter” Rama thekson se kamionët me mallra nga Kosova kanë 24 orë të bllokuar në kufirin e Serbisë, si dhe thekson se lufta ndaj koronavirusit duhet fituar së bashku dhe jo me ndalesa.

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!” shkkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Më tej ai i kërkon me këmbëngulje Vuçiç që të ngrejë traun dhe që të gjithë sëbashku ta bëjnë rajonin shembull.

“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.”-shprehet Edi Rama./Fjala.al./

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV