Covid-19 ndërpret prodhimin e birrës Corona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania që bën birrën Corona, Grupi Modelo, ka bërë me dije se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të Covid-19.

Në një njoftim në “Twitter” kjo kompani theksoi se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj, sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.

Qeveria meksikane njoftoi këtë javë pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill për të frenuar përhapjen e virusit, pasi vendi i tyre ka tashmë më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.

Megjithatë në njoftimin e kompanisë që prodhon birrën Corona bëri me dije se lidhja e rastësishme e emrit me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Madje sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat, raporton KP.

Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kompania theksoi se ka një rritje me 24% të shitjeve. E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico dhe për shkak të masave ndaj Covid-19 është ndaluar edhe nxjerrja e këtyre të fundit./Fjala.al/

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV