S&P nuk ka lajme të mira për ne, turizmi në Shqipëri do përjetojë shok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Standard & Poor’s ka paralajmëruar se koronavirusi do të godasë fuqishëm turizmin në disa shtete të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

S&P është një agjenci që ofron shërbimin e analizave të thelluara financiare mbi gjendjen, ecurinë dhe prespektivën e një entiteti që mund të jetë kompani private ose shtet sovran. Dhe së fundmi kjo agjenci ka bërë një parashikim ku vlerëson humbje domethënëse në sektorin e turizmit për 15 shtete.

Pothuajse të gjitha rezervimet turistike janë pezulluar për muajt maj dhe qershor, e kjo ka sjellë humbje ekonomike për shumë shtete.

Shqipëria renditet në vend të 13 sa i përket goditjes që parashikohet të marrë, por krahasuar me shtetet e tjera të marra në vlerësim, vendi ynë pritet të jetë më gati sa i përket përballjes dhe rimëkëmbjes së këtij sektori.

Në Ballkan janë Mali i Zi dhe Greqia më të rrezikuarat në kriza e koronavirusit në sektorin e turizmit.

Të fundit

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Lajme të tjera

Web TV