Të pandryshuarit e vegjël nga e keqja e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Kush tha që pas pandemisë së koronavirusit njerëzit do të ndryshojnë. Dhe në se do të ndryshojnë në çfarë kuptimi të fjalës? Do ndryshojnë mënyrën e tyre të sjelljes, të jetesës, anën së tyre sociale e humane, do jenë më të rezervuar e nuk do bëjnë më proçkat që kanë bërë me shumicë pa na dalë në shteg koronavirusi?

Me gjithë mend e keni?!

Ç’ia fusni kot.

“Njeriu është një kafshë politike”, do të përcaktonte Aristotelit 2300 vjet më parë. Dhe padyshim që njeriu është “kafshë”, por me gjuhën si mjet komunikimi që e bën atë sa politik aq edhe shoqëror, por dhe krejt egoist njëkohësisht. Pra fjala “politike” në fakt merr kuptimin “shoqërore”, sepse në kohën e Aristotelit, politika dhe terminologjia mbi të, nuk kishte marrë vlerën e sofistikuar që ka në ditët e sotme. Njeriu është sa shoqëror aq dhe anti i tillë. Dhe si qenie egoiste njeriu hyn në procesin e shoqërizimit për interesat e tij, duke  shfrytëzuar gjithçka po në dobi te tij. Kjo është kjo një marrëdhënie “politike” që individi vendos me të tjerë, pasi i nevojiten ata për të arritur qëllimin e tij. Natyrisht, veç instinktit, këtu futet në punë dhe logjika.

A mos u lodhem me këto deduksione logjike? Po e bëjmë më të thjeshtë:

Nëse prisni që pas fatkeqësisë globale njerëzit do të bëhen më të shtruar, do ta shohin tjetrin me sy optimist dhe jo si rival deri në vdekje, prisni kot. Nuk është ende koha që ta shijojmë diçka të tillë. Dhe nuk kemi për ta shijuar ndonjëherë edhe më tej se kaq, dhe as brezat që do të vijnë më vonë.

Për më tej se kaq, kush pret që shteti, t’i trokasë në derën e shtëpisë dhe t’i japi një zarf në dorë për shpenzimet e muajit është ëndërruesi i pandreqshëm. Ai ende nuk e ka kuptuar se shteti, është mekanizmi që vetë njeriu e ka ndërtuar për të shtypur shumicën e pafuqishme.

Njeriu si qenie evoluon, por revolucionarizimi nuk është tipar kryesor i tij. Ndaj në përfundim të pandemisë, shqiptarët do të marrin të njëjtën trajtë që kishin edhe para saj. Dhe jo vetëm shqiptarët. Do  dynden nëpër kafe, do të pinë duhan po aq sa kanë pirë më parë dhe pa iu trembur aspak atyre çfarë shkruhen në faqet e paketave, do pinë raki e do dehen sa nuk do gjejnë dot derën e shtëpisë, e do hanë mish qengji edhe pse yndyra do t’u bllokoj kapilarët e venat e gjakut.

Lexo edhe :  Shoqëria shqiptare do ta fundosë apatinë e qeverisë Rama!

Kush mendon se njerëzia do të ndryshojë pas shpëtimit prej epidemisë ëndërron kot.

Kështu u tha dhe pas tërmetit. Nuk keni harruar besoj.

Në ditën e parë të gjithë u lutën me zemër në dot të mos binte më, besimtarë e ateistë. Ditën e dytë u betuan se do ta shkrinin pasurinë e tyre në të mirë të njerëzimit sepse kjo jetë nuk ishte gjë, pasi 30 sekonda ishin ato të shkreta për ta çuar njeriun aty ku nuk kthehet më. Por në ditën e tretë, si u qetësuan dhe u siguruan nga ekspertët se nuk do të kishte më tërmete të asaj fuqie, u shtruan të festonin. Për me tej, nisën vrasjen, larjet e hesapeve, tregtia e drogës.

Kështu na gjeti pandemia. Dhe shqiptarët trima e të besës, i lanë mënjanë të gjitha. Gangsterë e trima me nam u futën skutave e nuk ua dëgjuam zënë. Ata që lëviznin me makina të blinduara e xhamat të zinj i futën nëpër garazhde e nuk guxuan më të xhironin gomat. I lanë vrasjet, hakmarrjet e kusaritë, por dhe kultivimin e hashashit apo tregtinë e substancave të rafinuara. Dhe u vetëkarantinuan. Një gjë të tillë nuk e kishte arritur as Enver Hoxha, me ushtri, polici dhe Sigurimin e Shtetit.

Por karantina do mbarojë një ditë. Atëherë do shihni çdo shihni. Dhe premtimet për shkrirjen e pasurisë në ndihmë të shtresave në nevojë, do t’i marrë era. Do fillojë sërish lufta për ndarje territoresh, për shtyrje gardhesh e sinoresh e për dhunë verbale e rrahje me dru brenda familjes.

“Njeriu është një kafshë politike”, do të përcaktonte Aristotelit 2300 vjet më parë. Dhe padyshim që ai kishte të drejtë, dje dhe sot. Nuk mund të gabonte Aristoteli i mençur, përndryshe sentenca e tij do të ishte harruar në kohë e nuk do mbërrinte dot deri në ditët tona.

Ndaj mos kujtoni se pandemia do të ndryshojë botën. Ajo mund të vlejë për ndarjen e pasurisë mes trusteve gjigante që lëvizin ekonominë e botës, por nuk është se do ta bëjë më të mirë “njeriun e ri”.

Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

‘Çmendet’moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’në këtë vend, humbin jetën dhjetëra persona

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 njerëz në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Banorët...

Këtë verë, më shumë turistë/ Kasa: Hotelet me 4 dhe 5 yje, të rezervuara plotësisht

Jemi ende në fillim të prillit, por rrugët e Tiranës janë plotë turistë.  Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve.   Operatorët  turistikë parashikojnë...

Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump duke njoftuar se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga...

Këshilltari i Trump për Tregti: Tarifat e vendosin SHBA-në në një situatë të bukur

Këshilltari tregtar i Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, vlerëson se të gjitha tarifat e planifikuara mund të rrisin 600 miliardë dollarë në vit, rreth...

Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe simptomat që nuk duhen injoruar

Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin mund të jetë vendimtare për...

Lajme të tjera

Web TV