“Duhet të dëgjojmë ekspertët, të tjerat janë 7×7=42”, Rama i përgjigjet PD-së për testet

Kryeministri ka reaguar ndaj akuzave nga ana e anëtarëve të Partisë Demokratike, përfshirë këtu edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashës, për testime të pakta të bërë për koronavirus.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se detyra e politikës, qeverisë e opozitës është të dëgjojnë ekspertët, ndërsa shton me ironi gafën e Bashës dhe thotë, se çdo gjë tjetër është 7×7=42.