Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19/ Lleshaj në Shkodër: S’ka më tolerime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, pas zgjerimit të vatrës së epidemisë së COVID-19 ka shkuar në Shkodër.

Së bashku me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, Lleshaj ka kryer inspektime në disa tregje, si në Rus, Zdrale dhe zona të tjera. Pas Tiranës, Shkodra ka pasur një rritje të frikshme të infeksioneve gjatë ditëve të fundit, ku janë shënuar 48 raste në rang qarku, 44 prej të cilave janë në rang bashkie.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Ministri i Brendshëm e quajti situatë kritike atë që po ndodh në Shkodër dhe deklaroi se do të thellohen masat e sigurisë.

“Do të thellojmë masat e sigurisë në shkodër me qëllim. Të evitojmë grumbullimet. Nuk është koha për të bërë ceremoni as për të respektuar të vdekurit siç meritojmë apo gëzimet. Jemi në një kohë anormale. Mesazhi është të bëjmë maksimumin për të frenuar dhe kapërcyer këtë situatë jemi në fazë kritike dhe maksimi që mund të bëjmë është: Kush nuk ka punë të rrijë në shtëpi shkurt e saktë. Nuk kemi kohë të bëjmë takime e biseda”-deklaroi Sandër Lleshaj./Fjala.al/

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV