Forca jetëdhënëse e mesazhit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për politikën dhe ne…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kaq të vështirë globale, të cilën po e kalojmë prej një të keqeje të ëerbashket, virusit Covid-19, masat e marra në këtë luftë për të mbrojtur jetën, kufizimi i lëvizjeve, mbyllja e shumë bizneseve, befas na zbuloi mjaft gjëra të harruara.

Mes te cilave dhe këtë, që ndodhemi në mesin e dy betejave, krahas mbrojtjes së shëndetit, po ndjejmë lëkundjet, jo ato të tërmetit, por të ekonomisë.

E për t’i paraprirë këtij risku që ekonomia e brishtë e vendit tonë, ta kalojë me sa më pak dëme, vjen një mesazh i rëndësishem dhe me vlera, për të na përmendur që ne nuk jemi vetëm. Ashtu si nuk kemi qenë vetëm gjithmonë në kohët më të vështira të vendit tonë. Duke pasur në krah mikut tonë të madh, aleatin jetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe sot, në këto momente kaq të vështira e nderuara e ambasadore znj. Yuri Kim, dha një mesazh, përveç të tjerash edhe të bukur, për lidershipin politik dhe qytetarët shqiptarë. Është goditës jo vetëm për përmbajtjen që përcjell kumtet e saj, por dhe në çastin e duhur. Është në kohë, sepse vjen si zgjim dhe si shkundje njëherësh për politikën, e cila po humb durimin dhe largpamësinë në këtë gjendje shumë e më shumë se qytetarët e duruar, të kyçur në banesa. E fillon aty ku e ka lënë, tek akuzat e ndërsjellëta. Por këtë herë me role të ndryshuara.

Kreu i opozitës që propozon paketa dhe masa për të përballuar situatën dhe kryeministri, i cili i përgjigjet me ironi dhe sulme politike. Mesazhi i ambasadores është që nuk është koha për politikë te zbrazët si zakonisht, por për veprimet e mbijetesës kolektive, te popullit dhe vendit. Lufta fitohet me pjekuri, unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe qytetarët.

Lexo edhe :  A po luan Trump një bllof me luftën në Iran, që në fund të bëjë pazar?

Jemi të gjithë në të njëjtën anije. E nëse politika jonë do të që të fitojë shoqëria shqiptare, duhet të dëgjoi me vëmendje SHBA-në kur bëhet fjala për luftë, sepse mesazhet e tyre janë udhërrëfyesit e fitores, jo vetëm tonës.

Ka nevojë vërtet për një bashkim produktiv, për lënie të zakonit vjetër, debateve politike, akuzave, atakimeve, të cilat nuk na kanë çuar askund, por kanë të paktën humbje kohe e vendit. Sot politika është në një provë alarmante që duhet të tregojë maturin e duhur dhe mençurinë e domosdoshme.

Sepse qytetarëve sot nuk ju nevojitet show politik, por siguria, ndërveprimet e ndërsjellëta, kujdesi maksimal për mbijetesë, për shëndetin e të gjithëve, jetën dhe ekonominë e vendit. Sot janë shumë qytetarë në nevojë, edhe në panik, edhe në stres, që presin zgjidhjet kruçiale. Mesazhi i Ambasadores se SHBA është zgjatje dore, forcë dhe shprese, po, po edhe zgjidhje. Ne duhet të veprojmë bashkarisht si një anije me botën…

Të fundit

‘Blof’, miqësi dhe ndërmjetësim/ Si u arrit marrëveshja mes Iranit dhe Izraelit

Po sikur të ketë qenë një operacion i koordinuar që në fillim, për t’i dhënë mundësi të gjithë protagonistëve...

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke çuar në rreth 66 mijë...

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Lajme të tjera

Web TV