Dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, zhyten në recesione historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Martin Arnold & David Keohane “Financial Times”

Ekonomitë gjermane dhe franceze, janë në prag të një recesioni historik, teksa kriza e koronavirusit vetëm në pak muaj do të shkatërrojë vite të tëra rritje ekonkimike, sipas parashikimeve të bëra publike të martën.

Ekonomia e Gjermanisë, do të tkurret pothuajse me 10 për qind të PBB përgjatë 3 muajve deri në qershor, sipas instituteve më të mira të kërkimit ekonomik në vend. Kjo është rënia më e madhe që nga viti 1970, dhe 2-fishi krahasuar me krizën financiare të vitit 2008.

Mbyllja e sektorëve më të mëdhenj të aktivitetit ekonomik, për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, po i heq 1.5 pikë për qind rritjes ekonomike franceze në çdo 2 javë përsa kohë që ajo vazhdon, bëri të ditur të mërkurën Banka Qëndrore Franceze.

Prej më shumë se 3 javësh izolimi, prodhimi ekonomik francez pritet të ketë një rënie me normën më të thellë të regjistruar ndonjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore, bëri të ditur Banka Qendrore, duke parashikuar se prodhimi i brendshëm bruto do të tkurret me 6 përqind përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti.

Përgjatë çdo jave të muajit mars, aktiviteti i biznesit francez ra me rreth një të tretën, tha më tek Banka Qendrore e Francës. Rënia e ekonomisë franceze, ka gjasa të jetë e ngjashme me atë të 3-mujorit të dytë të vitit 1968, kur prodhimi i brendshëm bruto ra 5.3 përqind, për shkak të ndikimit që pati një proteste e organizuar nga një lëvizje studentore.

Izolimi për shkak të koronavirusit, ka ngrirë shumë biznese, dhe ka detyruar shumicën e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, duke i shtyrë ekonomitë kryesore të Evropës drejt një rënie të lirë. Qeveritë në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera evropiane, kanë nisur të hartojnë programe të gjera për të siguruar qindra miliarda euro, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve, të ardhurat e të cilëve janë goditur rëndë nga situata.

“Në Evropë ne po krijojmë një stimul të madh fiskal, ndërsa PBB po bie, të ardhurat janë stabilizuar”–tha Filip Martin, profesor i ekonomisë në “Sciences Po” në Paris. “Tani për tani këto të ardhura po kursehen, ndaj normat e interesit po rriten me shpejtësi në Gjermani, Francë, dhe Spanjë. Pyetja është se çfarë do të bëjmë ne me këtë pasi kriza të përfundojë? Kjo është e paqartë”- u shpreh më tej Martin.

Shkalla dhe shpejtësia e tronditjes që koronavirusi i ka dhënë ekonomisë globale, u pasqyrua edhe në të dhënat e OECD të botuara të mërkurën, duke dhënë sinjalin e qartë se ekonomitë e mëdha kanë kaluar në recesion. Organizata me qendër në Paris, tha se indeksi i saj i indikatorëve kryesorë – i krijuar për të identifikuar pikat e kthesës në ciklin ekonomik – regjistroi një rënie rekord në shumicën e ekonomive kryesore në muajin mars, duke reflektuar ndikimin e menjëhershëm që kanë dhënë masat e izolimit në prodhim, konsum dhe besim.

Lexo edhe :  Kosova – qendër e shqiptarizmit...

Por OECD paralajmëroi se për shkak të pasigurisë se sa do të zgjasin masat e bllokimit, shifrat e së mërkurës mund të merren në konsideratë për të pasqyruar vetëm situatën aktuale, dhe jo për sa kohë apo sa e madhe do të jetë tkurrja e aktivitetit ekonomik nëse zgjat bllokimi.

Ekonomia e Gjermanisë, pritet të tkurret 1.9 përqind në tremujorin e parë dhe me 4.2 përqind këtë vit, thanë 5 institutet më të mira ekonomike të vendit në një studim 2-vjeçar për llogari të qeverisë. Por ata parashikojnë që do të rikthehej vitin e ardhshëm me një rritje prej 5.8 për qind.

“Deri më tani pjesa pozitive e ekonomisë gjermane kanë qenë shërbimet. Por kjo krizë padyshim që do të godasë më shumë shërbimet sesa prodhimin, pasi prodhimi industrial ka vazhduar më shumë sesa shërbimet me pakicë ose shërbimet, të cilat kryesisht janë ndalur”- tha Karsten Brzeski, ekonomist në ING në Frankfurt.

Kriza pritet të rritë numrin e të papunëve në Gjermani me 236.000 në 2.5 milion, duke e rritur shkallën e papunësisë pranë një rekordi në rreth 5.5 përqind. Kjo nismë do të mbetet gjithsesi shumë nën nivelin e papunësisë në shumë vende të tjera të eurozonës; niveli i përgjithshëm i papunësisë në bllokut kohët e fundit arriti në nivelin më të të ulët 12-vjeçar prej 7.4 për

qind.

“Gjermania gjendet në një pozitë të mirë për të përballuar rënien ekonomike, dhe për t’u kthyer në planin afatmesëm në nivelin ekonomik që do të kishte arritur pa krizën aktuale”-mendon Timo Volmershauzer, kreu i parashikimeve në Institutin Ifo me qendër në Mynih.

Përgjigja e Berlinit ndaj krizës, do ta shtyjë vendin në deficitin e parë buxhetor vitet e fundit, e barabartë me 4.7 përqind të PBB-së, parashikojnë 5 institucionet. Kjo do të rrisë borxhin publik nga afër 60 përqind në 70 përqind të PBB-së. Si Gjermania ashtu edhe Franca hynë në krizën e koronavirusit me situate ekonomike tashmë të dobësuara.

Gjermania shmangu për pak një recesion vitin e kaluar, pasi industria e saj prodhuese u godit nga lufta tregtare-SHBA-Kinë. Ndërsa ekonomia e Francës u tkurr në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar kur vendi u përfshi nga greva dhe protesta./S.T/Fjala.al

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV