Covid-19/ Çmimet e frutave dhe zarzavateve rritje rekord, ja shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni në muajin mars përshpejtoi ritmet e rritjes duke arritur nivelin më të lartë në dy vjet prej 2.1%. Rritja nuk ka ardhur nga një shtrenjtim homogjen i çmimeve në artikujt e konsumit, por në pak artikuj, kryesisht limonë, portokaj, mollë dhe disa artikujt te tjere.

INSTAT raportoi se, çmimet e frutave u rriten me 24 për qind përgjatë muajit mars në raport me marsin e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e këtij grupi kishin pësuar ulje me 7%. Rritja e marsit 2020 ishte më e larta në të paktën tre vjet.

Shkak për këtë rritje në muajin mars është bërë pandemia Covid-19, e cila nxiti konsumin e pazakonte të limonëve, portokallëve dhe mollëve. Një kilogram limonë nisi të shitej me 350 lekë pas datës 10 mars nga 150-200 lekë që ishte zakonisht në këtë periudhë. Gjithashtu çmimet e portokalleve arritën në shumë raste në 200 lekë nga rreth 120-150 lekë që ishin para krizës.

Rritje pësuan edhe çmimet e perimeve dhe zarzavateve, të cilat në muajin mars ishin 8% më të larta se njëjta periudhë e një viti më parë, pas një rënie sistematike në dy muajt e parë të vitit janar dhe shkurt.

Rritja e çmimeve u përshpejtua edhe në artikuj të tjerë ushqimorë. Artikuj të tjerë ushqimore u rriten me 5.8 për qind gjatë marsit nga afërisht 2 ,4 për qind mesatarisht gjatë vitit. Gjithashtu rritje patën edhe produktet yndyrore dhe ëmbëlsirat.

Paniku që krijoi fillimisht pandemia Covid nxiti spekulimet në tregje edhe pse furnizimit ishin të mjaftueshme. Prodhuesit në Lushnje dhe Fier pohojnë se po shesin në kostot produktet e stinës me 10-15 lekë për kilogramë, teksa shumë kamionë me kastravecë kanë përfunduar të kalbura rrëzë kanaleve. Në  tregjet e Tiranës nuk reflektohet kjo situatë pasi çmimet janë super të larta në raport me vitin e kaluar në këtë periudhë./Monitor

Lexo edhe :  Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

Të fundit

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Analiza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë, një hap në drejtimin e duhur

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Lajme të tjera

Web TV