COVID-19/ Conte shtyn deri në 3 maj bllokimin e Italisë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka firmosur dekretin qeveritar për të shtyrë deri në 3 maj bllokimin për aktivitetet tregtare dhe prodhuese.

“Duhet të presim akoma e nuk jemi në kushtet për të rinisur aktivitetin”- tha Conte në video konferencë.

Ndërsa nga data 14 prill do të hapen libraritë e dyqanet e veshjeve për fëmijë, si dhe vetëm disa aktivitete të industrisë pyjore.

“Instrumenti që Italia kërkon nga Europa për përballimin e krizës ekonomike  është eurobond. Italia nuk ka nevojë për MES ( Mekanizmi Europian i Stabilitetit). Janë mjaft të vështira negociatat me 26 vendet e tjera evropianë. Do të luftoj për të arritur eurobond e MES është i papërshtatshëm. Nuk do të firmos asnjë dokument  deri sa nuk do të kem instrumentet e duhura financiare europiane për përballimin e kësaj emergjencë).”-deklaroi Conte./Fjala.al/