Kur Mid`hat Frashëri kërkonte para për t’i bërë dhuratë Edith Durham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga shkrimtarët e publicistët më të mirë shqiptarë, Mid`hat Frashëri, kërkonte të nderonte mikeshën e kombit shqiptar, britaniken Edith Durham, udhëtare dhe shkrimtare e cila ka shkruar shumë për Shqipërinë. Ai ia dërgonte letrën gazetës “Përlindja e Shqipënisë” ne vitin 1914, vetem pak vite pasi Durham ishte larguar nga vendi yne.

Letra:

Zoti drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipënisë”, Vlorë

Lutem, të botoni këto të paka radhë:
Këtu n`Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjt, që t`ia dhurojmë zonjës Edith Durham, si një kujtim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj. Për të rrëfyer këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak s`mbledhim më tepër se nga një metelik.
Në komisionin, që u formua për këtë ndihmë, janë z. G. Cilka, dr. Ruzhdi beu, Taq Buda dhe unë. Ndihmat bashkë me emrat e ndrihmëtarëvet, çohen n`adresë: Taqi Buda, Elbasan.
Prisni, ju lutem, të falat e mia me nder.

Mid`hat Frashëri
Elbasan, 7/20 janar 1914

“Letrat e Mid’hat Frashërit”, me personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja cilësohen si modele te komunikimit intelektual dhe perla te mendimit atdhetar, politik, filozofik, historik, diplomatik, kritik, polemik, estetik, social, ekonomik, dashuror.

 

Të fundit

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Granit Xhaka i ka komunikuar klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron të transferohet te Sunderland, raporton gazetari i njohur David Ornstein për...

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sipas dy diplomatëve europianë,...

Lajme të tjera

Web TV