Dritë jeshile/ Ekspertja e vaksinave në Oksford: Ja si do imunizohemi nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë kundër koronavirusit nga Universiteti i Oksfordit, do të testohet tek 500 vullnetarë deri në mesin e muajit maj. Këtë e konfirmoi Sara Xhillbert, profesoreshë e vaksinologjisë në këtë universitet, për revistën mjekësore “Lancet”.

Për testimin e fazë së pare, janë përzgjedhur rastësisht të rritur të moshës 18-55 vjeç. Më vonë testimi do të shtrihet edhe tek njerëzit e moshuar. Kjo do të ndodhë para fazes së tretë, që do të përfshijë rreth 5.000 vullnetarë, theksoi më tej Xhillbert.

“Skenari më i mire, është që deri në vjeshtën e këtij viti, të kemi një rezultat efikas në fazën e tretë. Dhe kështu do të kemi mundësi të prodhpjmë sasi të mëdha të vaksinës. Por këto afate të shkurtra kohore janë shumë ambicioze, dhe mund të ndryshonjnë rrugës” – theksoi ekspertja.

Xhillbert, hulumtimi i të cilës mbi vaksinat në Universitetin e Oksfordit ka nisur që në vitin 1994, mori muajin e kaluar një grant prej 2.2 milionë paundësh (2.8 milion dollarë) nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore dhe Inovacione në Britaninë e Madhe, që vlerësoi përpjekjet e ekipit të saj për të vijuar kërkimet mbi vaksinën kundër Covid-19.

Vaksina eksperimentale, fryt i punës kërkimore të grupit të saj, është një nga të parat që po i nënshtrohet provave klinike. Organizata Botërore e Shëndetit, numëron 70 variante për vaksinën ndaj koronavirusit të ri, dhe për momentin në radhë janë edhe 3 të tjeraë që do të testohen tek njerëzit.

Ata vijnë nga CanSino Biological Inc./Beijing Institute of Biotechnology; Inovio Pharmaceuticals Inc.; and Moderna Inc./National Institute of Allergy and Infectious Diseases.

Faza e dytë e studimit të Xhillbert, synon të ndajë 510 pjesëmarrës në 5 grupe, të cilët do të vëzhgohen për rreth 6 muaj, me mundësinë e një kontrolli 1 vit pasi të kenë bërë vaksinën. Një grupi prej tyre, do t`i injektohet një dozë e dytë intramuskulare e vaksinës 4 javë pasi të ketë marrë dozën e parë.

Lexo edhe :  Ushqimi falas në shkollat e Tiranës, Veliaj: Njësoj siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet

Hulumtimi synon të përcaktojë efikasitetin, sigurinë dhe imunogjenitetin e vaksinës kandidate, të quajtur ChAdOx1 nCoV-19. Një vaksinë kundër sëmundjes së meningitit, do t’u injektohet pjesëmarrësve të përzgjedhur rastësisht, për të patur efektin placebo për qëllime kontrolli.

Disa nga hulumtimet klinike, mund të duhet të kryhen jashtë Britani së Madhe, në rast se pandemia atje do të zbehet deri në atë pike, saqë efikasiteti i vaksinës mund të mos shihet me besueshmëri. “Aftësia jonë për të përcaktuar efikasitetin e vaksinave, do të ndikohet nga sasia e transmetimit të virusit në popullatën lokale gjatë verës.

Ndërkohë, ne kemi nisur të mendojmë për fillimin e testimeve me partnerë në vende të tjera, për të rritur aftësinë tonë në përcaktimin e efikasitetit të vaksinave”- theksoi Xhillbert për “Lancet”. ChAdOx1 nCoV-19, është një vaksinë anti-virale, që ka në përbërje një virus të padëmshëm – një adenovirus që është ndryshuar për të prodhuar proteinën që vesh nga jashtë virusin SARS-CoV-2 që shkaktoi pandeminë.

Vaksina vepron duke e nxitur sistemin imunitar ta njohë dhe më pas sulmojë koronavirusin. Vaksina përdor të njëjtën teknikë, që ekipi i Xhilbert ka përdorur në prodhimin e një vaksine të mëparshme për koronavirusin MERS, që ishte shumë premtues në testimet që u bënë tek kafshët dhe më pas tek njerëzit.

Ndërkohë OBSH-ja po krijon një forum për të gjithë ata që zhvillojnë vaksinat Covid-19, në mënyrë që ata të ndajnë përvojat dhe gjetjet e tyre fillestare.

“Është jetike që të gjithë të masim në të njëjtën mënyrë reagimet imunologjike ndaj vaksinave të ndryshme, për të siguruar krahasueshmërinë dhe përgjithësueshmërinë e gjetjeve tona kolektive. Puna po vazhdon me një ritëm shumë të shpejtë. Dhe unë jam e sigurtë se do të shohim një frymë të paparë të bashkëpunimit, drejt synimit të përbashkët global të parandalimit të Covid-19 nëpërmjet vaksinimit”- përfundoi Xhillbert./S.T/Fjala.al

Të fundit

6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Më poshtë do të lexoni disa këshilla motivimi nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të momentit në botë,...

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Lajme të tjera

Web TV