Nga Ardian Goci/
Të dashur miq!
Vendosa ta ndaj me ju këtë histori për të sensibilizuar sadopak ata që më njohin lidhur me kohet e vështira që po jetojmë krijuar nga pandemia Covid-19.
Në datën 9 mars kisha planifikuar një udhëtim 4 ditor për në Paris, për të festuar dy evente, 35 vjetorin e martesës dhe vitlindjen e sime shoqe Netes. Per te qene i sinqerte, pikerisht me 9 mars u konfirmua rasti i pare me Korona Virus ne Shqiperi, pikerisht diten qe do niseshim. Femijet mu luten qe te mos shkoja por une me kokefortesi i kundershtova. Ne Paris gjithçka dukej normale, ndryshe nga Shqiperia qe filluan masat e para te karantines dhe mbylljes se shkollave dhe bizneseve. Rruget, restorantet, muzete ishin plot njerez, a thua se covid19 nuk egzistonte. Ne megjithate u munduam te tregohemi te kujdesshem, me sa mundem ndenjem larg grumbullimeve, edhe pse vizituam muze si Luvri ku kishte mbipopullim. Nuk hengrem ne asnje restorant. Ne daten 13 Mars qe ne u nisem per kthim, ne France u dha urdheri per mbylljen e shkollave dhe disa bizneseve, nderkohe qe ne Shqiperi u shpall shtetrrethim. Ne u kthyem ne Shqiperi rreth ores 15:00. Duke qene se kishim patur kontakte me grumbullime njerezish , per hir te pjestareve te tjere te familjes vendosem te karantinohemi duke u zhvendosur direkt nga aeroporti per ne banesen tone te pushimit ne Golem.
Absolutisht se na pyeti njeri ne aeroport nga vinim dhe ku po shkonim. Nderkohe ne 13 Mars ka qene urdher shtetrrethimi me ndalim rreptesisht te qarkullimit ne Tirane dhe ne Durres. Meqe makinen e kisha te parkuar ne Rinas u nisem per Golem. Absolutisht se na ndaloi njeri te na pyesi se perse e kishim shkelur urdherin e ndalim qarkullimit.
Duke qene se ne Golem e ndjenim veten tmerresisht te izoluar, me hapjen e qarkullimit te djelen ne mesnate deri te henen dt 16 mars vendosem te shperngulemi ne shtepine- hostel ku kemi jetuar per 30 vjet. Per miqte qe nuk e dine une banoj aktualisht ne Farke.
Ne dt 17 lajmeroj pastruesen e hostelit qe te paraqitej ne pune. Ajo vjen ne dt 17 dhe 18 dhe me pas na lajmeron ne telefon qe ishte e semure. Nuk na shkoi mendja per keq, megjithse si ne muhabet e siper ajo na tha qe nje komshija e saj ishte semure me Korona Virus.
4-5 dite me pas fillova te ndjej te rrenqethura ne trup, masja pulsin qe zakonisht e kam sahat, pra 60, e kisha 80-85. Dyshova per temperature, dola pa e mare vesh Neta qe mos ta alarmoja dhe bleva nje termometer por nuk kisha temperature. Fillova te ndihem i pafuqishem, me zinte gjumi sa te ulesha, me iku shija e ushqimit, por nuk kisha as kolle e as temperature. Pas dy ditesh ne kete gjendje pata nje temperature 37.5, “e po grip”menduam dhe po e kaloj me tylol hot. Naten me ra temeratura dhe mu ngrit prap te nesermen po 37.5. Pas dy ditesh ne kete gjendje fillova te ndjej nje peshe ne gjoks qe nuk po me linte te mbushem me fryme. Mendova se mos kam mare ndonje te ftohur meqe u angazhova ne fillim duke bere ca pune pastrime. Duke qene se kam komunikim me mjekun e familjes, dr Ilir Jana, i telefonoj dhe i them:
-Pershendetje doktor. Kam nevoje per ty, me duket se jam ftohur sepse…
-Apapapa…Ardian, telefono 127, une nuk mund te vizitoj pa te konfirmuar qe nuk ke Korona Virus.
Nuk e zgjata. Mar 127 dhe per hir te se vertetes duhet thene qe me doli nje njeri qe me degjoi:
-Alo, quhem Ardian Goci, 64 vjeç, kam shqetesime, temperature dhe veshtiresi ne frymemarrje. Desha te bej nje test qe te bindem nese kam ose jo Korona Virus.
-Zoti Ardian, ju kuptoj shume mire. Rasti juaj eshte si shume e shume te tjere. Me keto simptoma ne nuk mendojme se duhet te beni testin. Neve na telefononi vetem ne rast se do keni temperature mbi 40 dhe bllokim te frymemarrjes.
Ne diten e peste mu rrit temperatura deri 38.5. Nuk arrija te artikuloja fjale ngaqe me mbyste kolla. Femijet u shqetesuan megjithse une mundohesha te mos i alarmoja,gjithmone me telefon komunikimi,pasi kontaktin e kisha nderprere rreptesisht U interesuan ne mjeket me te mire dhe me sollen nje aparat per matjen e oksigjenit ne gjak, nivelin e te cilit qe e kisha minimalisht brenda parametrave baze( 95-96 nga 94% qe ishte minimalja dhe 98% normalja). Gjithashtu mora edhe nje kure antibiotikesh. Pastaj kur femijet e kuptuan qe une isha keq me frymemarrjen, me sollen nje aparat oksigjeni. Ndoshta edhe mund tja kisha dale edhe pa te, por duhet te them qe nata e dt 27 mars ka qene e tmerrshme. Me dukej sikur dikush me kishte vene gjurin ne gjoks e sme linte te merja fryme. Ne mengjes vendosa oksigjenin per 1 ore, qe ishte kthesa e pare. Pastaj nga dreka edhe 40 minuta dhe ne darke gjysem ore. Datat 28 dhe 29 isha me i qete, tenperatura ra dhe fillova te mbushem me fryme. Ne daten 30, me mik femijet arriten qe te me sigurojne nje analize, tampon dhe analize gjaku per vete dhe per Neten, nga spitali amerikan qe e ofronte sherbimin per 33.000 leke te reja per pacient.
Pergjigja ishte qe dolem te dy negatv per covid 19, por nga analizat e gjakut une dola pozitv me antitrupat Igm dhe igg me vlera qe vertetonin qe kisha kaluar covid19.
Telefonuam mjeke te njohur per ti thene qe si te veprojme, pergjigja ishte rri ne shtepi dhe ca dite. Asnje interesim nga askush, e moren vesh dhe as pyeti njeri ku isha, çar beja, ke kam takuar, nga erdhe ku shkove e perralla qe i degjoj e i shikoj pernate e me neverisin. Mora perseri 127 dhe i spjegova situaten. Ju thashe qe kam kaluar covid19 dhe dua te bej nje test. Dhe si te veproj me karantinimin. Nje mjek i njohur qe ma lidhi vajza qe po flisja me tha qe nuk ke nevoje per tamponin e dyte, ne nje kohe qe i bejne reklame te madhe te dalurit dy here negativ. Ne keto kushte, vendosa te rri dhe pak dite ne karantine dhe me dt 6 prill u ktheva ne shtepi. Shyqyr Zotit Neta,qe njeriu qe me ndejti prane nate e dite per te me sherbyer nuk u prek nga kjo semundje
Nga ana tjeter vrisja mendjen ku isha infektuar. Me vriste ndergjegja qe nuk i degjova femijet dhe te anuloja udhetimin. Por nuk kishte qene keshtu. Pasi dola, i kerkoj patrueses se hostelit te vije ne pune. Ajo vjen dhe me tregoi qe e kishte kaluar covid19 pikerisht 4-5 dite para meje. Pra une isha infektuar nga ajo. Dhe ajo nga fqinja e saj. Askush nuk ishte interesuar, askush nuk kishte pyetur. Kishte mare 127 ne telefon disa here dhe nuk i ishte pergjigjur kush.I kishte telefonuar nje njeriut te njohur mjeke dhe ajo nuk kishte mundur te lidhej me urgjencen Ishte vetizoluar ne nje dhome dhe aty e kishte kaluar. Ku edhe mund te kishte humbur jeten, siç ma spjegoi qe nje nate gati ishte mbytur ngaqe nuk mbushej me fryme.
E ndava me ju historine time per tju thene qe si une ka me dhjetra e me qindra te tjere. Qe perrallat qe tregohen per kujdes e per strategji nga sharlaatanet tane politikane dhe nga mjeket b..lepires te tyre te mos i besoni. Mjere kush e ka patur dhe e ka per kismet. Dilini per zot vetes dhe mos prisni ti vije keq kujt per ju. Nuk po ju jap keshilla higjene dhe sanitare. Per ato shifni lajmet.
Ju pershendes,uroj ta kalojme sa me pare kete situate te veshtire per sejcilin nga ne!