Pse duhet të shkarkohet shefi i OBSH-së, Tedros Gebrejesus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jianli Yang & Aaron Rodos “National Riview”

Nëse kriza vdekjeprurëse dhe destruktive e Covid-19 na ka mësuar diçka deri tani, ky është konstatimi:pikat e forta dhe të dobëta të udhëheqësve, qeverive dhe institucioneve të veçanta në të gjithë botën janë ekspozuar nga pandemia, duke siguruar kështu një impuls për reformim të disa prej tyre.

Ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ka pasur prej kohësh një skepticizëm në rritje, në lidhje me aftësinë e institucioneve ndërkombëtare për të vepruar me përgjegjshmëri, dhe një transparencë të pavarur nga ndikimi i korruptuar politik.

SHBA-ja, që ka qenë deri më tani financuesja më e madhe e OBSH-së, ka një ndikim të madh, dhe tani po fillon ta përdorë atë:Administrata Trump, e zemëruar me rolin e OBSH-së në këtë pandemi, njoftoi pak ditë më parë se do të pezullojë ndihmat dhe do të rishikojë kontributin vjetor të sajin prej 400 milionë dollarësh për këtë organizatë.

Dr.Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, mban përgjegjësinë kryesore për gabimet e tij në reagimin ndaj krizës, sidomos për vonesën në klasifikimin e Covid-19, si një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik. Prandaj, është me vend të pyetet mbi origjinën dhe motivet që kanë diktuar veprimet e tij gjatë kësaj pandemie.

Tedros, një mikrobiolog i specializuar mbi imunologjinë e sëmundjeve infektive në Universitetin e Londrës, ka qenë Ministër i Shëndetësisë i Etiopisë në vitet 2005-2012, dhe më pas Ministër i Jashtëm në vitet 2012-2016.

Ndërkohë, ai ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv prej 9 anëtarësh të Frontit për Çlirimin e Popullit Tigrej (TPLF), një nga 4 partitë politike me baza etnike që përbëjnë Frontin Demokratik Revolucionar Popullor Etiopian (EPRDF), regjimin autoritar brutal që e sundoi Etiopinë me grusht të hekurt gjatë viteve 1991-2019.

Kur synoi të bëhej drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017, ai u përball me kundërshtimin e ashpër të bashkëkombasve të tij, të cilët ishin shumë të zemëruar me shërbimin dhe mbrojtjen prej tij të regjimit, apo edhe punën e dobët si Ministër i Shëndetësisë.

Ai u konfirmua në këtë post, pavarësisht akuzave se si Ministër i Shëndetësisë, fshehu 3 epidemi vdekjeprurëse të kolerës, duke këmbëngulur se ato ishin Diarre Akute të Ujit (AËD), duke shpresuar të shmangte me sa duket ndikimin negativ që do të kishte tek turizmi në Etiopi apo imazhin e partisë së tij, pranimi publik i epidemisë së kolerës.

Në retrospektivë, ai episod ka një ngjashmëri të madhe me reagimin e OBSH-së ndaj shfaqjes së koronavirusit në Kinë. Për aq kohë sa pati mundësi, Tedros ishte i lumtur të vlerësonte përpjekjet e ngathëta të Pekinit, për minimizimin e përhapjes së virusit në Vuhan.

Ndërsa Kina po e fshihte në mënyrë aktive koronavirusin, dhe po censuronte informacionin rreth tij, Tedros e lavdëroi reagimin e Xi Jinping si “transparent”, “të përgjegjëshëm” dhe “që ka vendosur një standardi të ri në botë”. Edhe kur u shtua presioni ndërkombëtar, ai vonoi shpalljen e gjendjes së emërgjencës shëndetësore ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Numërohen 97% e kutive, Socialistët thellojnë avantazhin me +230 mijë vota

Kur u bë më në fund kjo deklaratë më 30 Janar, ai u kujdes të thoshte se kjo nuk ishte “një votë mosbesimi ndaj Kinës”, dhe se “OBSH vazhdon të ketë besim në aftësinë e saj, për të kontrolluar epideminë”.  Disa ditë më vonë, kur Kina kishte raportuar tashmë 361 të vdekur, Tedros, i bëri jehonë qëndrimit të qeverisë kineze kundër kufizimeve, që do të “ndërhyjnë në mënyrë të panevojshme në tregtinë dhe udhëtimet ndërkombëtare”.

Të paktën deri më 29 shkurt, pak para se të bëhej e qartë shtrirja globale e pandemisë, OBSH ishte ende zyrtarisht kundër këtyre kufizimeve. Ndërkohë, shumë vende i besuan asaj, dhe vendosën të mos zbatojnë kontrollet e nevojshme kufitare kundër epidemisë. Për pasojë, virusi nisi të përhapet nga një vend në tjetrin në të gjithë globin.

Ajo që i bën të pafalshme këto veprime, është fakti që OBSH-ja e drejtuar nga Tedros u informua mbi virusin në kohë, dhe zgjodhi ta injorojë atë. Që më 31 dhjetor 2019, shkencëtarët në Tajvan, vend që vazhdon të jetë i përjashtuar nga OBSH për shkak të presionit të Kinës, njoftuan zyrtarët e OBSH mbi provat e transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu, por zyrtarët nuk ia kaluan këto informacione vendeve të tjera.

Për aq kohë sa mundi, Tedros injoroi paralajmërimet e Tajvanit, dhe u dha peshë gënjeshtrave të Kinës. Por kur bota nisi filloi të ndërgjegjësohej ndaj kërcënimit nga Covid-19, Tedros nisi gati menjëherë të fajësojë bashkësinë ndërkombëtare për mosveprim.

Më 11 mars, kur OBSH deklaroi se koronavirusi ishte bërë një pandemi globale, Tedros tha se ishte “thellësisht i shqetësuar. . . nga nivelet alarmante të mosveprimit”. Nga reagimi i OBSH-së ndaj kësaj krize globale, duhet nxjerrë një leksion. Dhe ky ka të bëjë me korruptimin e e institucioneve ndërkombëtare nga regjimet autoritare.

Tedros favorizon diktatorët, sepse ai favorizohet prej tyre, dhe anasjelltas. Kandidatura e tij për drejtor i përgjithshëm i OBSH u miratua nga ministrat e shëndetësisë nga Algjeria dhe shumë vende të tjera jodemokratike. Kina ishte një mbështetëset kryesore të kandidaturës së Tedros, ashtu si partia e tij TPLF, që harxhoi miliona dollarë për fushatën e tij.

Partia Komuniste e Kinës dhe Tedros, kanë qartazi një marrëdhënie reciproke, të bazuar në interesa materiale. Përgjegjësia kryesore për pandeminë e Covid-19, nuk është e autoriteteve kineze, që e fshehën që në fillim epideminë, dhe ndaluan përhapjen e informacioneve të sakta në lidhje me të.

Por, Tedros mban gjithashtu përgjegjësi të madhe për ndihmën ndaj fshehjes që PKK i bëri kësaj epidemie. Veprimet e tij, kanë rrezikuar qindra mijëra, në mos miliona jetë njerëzish në të gjithë globin. Qytetarët e lirë dhe qeveritë e botës, duhet të mos jenë të qeta, derisa kur ai të largohet nga drejtimi i OBSH-së. /Përgatiti:Silvana Tresa/ Fjala.al

Të fundit

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri...

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

23-vjeçari plagos më armë babain në Fier

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe...

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në...

Lajme të tjera

Web TV