Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa është duke pritur një letër me kandidatin e propozuar nga partia e Albin Kurtit, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se javën tjetër do të merren hapat e fundit për formimin e një qeverie të re që sipas tij do të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit.
Po ashtu ai thotë se tarfiat apo reciprociteti ndaj Serbisë duhet të bien që të forcohen marrëdhëniet me SHBA dhe BE.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në twitter./Fjala.al