Rrjeta gjigante me satelitë ‘mbulon’ qiellin në Kosovë, kush i lëshoi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dhjetëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë vënë re natën vonë një numër të madh objektesh ndriçuese në qiell. Vargu i këtyre objekteve ishte i gjatë, po ashtu edhe ndriçimi, çka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e njerëzve.

Shumë kanë menduar se bëhej fjalë për objekte aliene, por në të vërtetë janë satelitë të kompanisë së njohur amerikane ‘Space X’.

Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës / Astronomy Club of Kosova, sqaron se deri më 16 prill, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink.

“Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyqje në internet satelitor. Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese”, shkruan Ahmeti.

Kompania e krijuar nga inxhinieri dhe filantropisti Elon Musk, planifikon që të lëshojë nga 60 satelitë, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000.

12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale, bën me dije Suhel Ahmeti.

Të fundit

Përplasje Gjermani-SHBA: “Nuk jemi tiranë”, Berlini i ashpër pas deklaratës së Rubios!

“Nuk është tirani, por demokraci”. Ky ishte mesazhi që Ministria e Jashtme gjermane lëshoi për veshët e Departamentit Amerikan...

Ngjarja me 5 të plagosur në Laç, Gjekmarkaj: Akt që dëshmon pasigurinë e jetës!

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, i cili kandidon edhe për deputet, ka reaguar lidhur me ngjarjen me 5 të plagosen e pesë...

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i përket autorit të plagosjeve në Laç

Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç. Ngjarja ka...

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të...

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit. Rezultatet paraprake...

Lajme të tjera

Web TV