Rrjeta gjigante me satelitë ‘mbulon’ qiellin në Kosovë, kush i lëshoi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dhjetëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë vënë re natën vonë një numër të madh objektesh ndriçuese në qiell. Vargu i këtyre objekteve ishte i gjatë, po ashtu edhe ndriçimi, çka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e njerëzve.

Shumë kanë menduar se bëhej fjalë për objekte aliene, por në të vërtetë janë satelitë të kompanisë së njohur amerikane ‘Space X’.

Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës / Astronomy Club of Kosova, sqaron se deri më 16 prill, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink.

“Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyqje në internet satelitor. Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese”, shkruan Ahmeti.

Kompania e krijuar nga inxhinieri dhe filantropisti Elon Musk, planifikon që të lëshojë nga 60 satelitë, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000.

12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale, bën me dije Suhel Ahmeti.

Të fundit

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i mirënjohur Piro Milkani Jeta dhe rruga...

Lajme të tjera

Web TV