Amnistia fiskale, përfitimet dhe rreziqet (Dritëhijet e nismës)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të sjellë frymëmarrje për ekonominë amnistia fiskale e propozuar nga qeveria në mes të pandemisë së koronavirusit? Si mund të shmnaget futja e parave të pista të krimit e korrupsionit në sistem? Përfitimet dhe paqartësitë e amnistisë fiskale dhe rreziqet që ajo sjellë për ekonominë e tregut dhe konkurrencën e lirë – analizojnë për gazetën fjala ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Dritan Shano.

Nga Blerina Gjoka

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, kur ekonomia po përballet me papunësinë në rritje dhe falimentim të biznesve për shkak të karantinës së vendosur që më datë 10 mars, qeveria ka ndërmarrë nismën për të amnistuar paratë e padeklaruara.

Amnistia fiskale e propozuar dhe më herët tashmë po kthehet në një projekt-ligj të përshpejtuar për të kaluar brenda muajit maj në parlament në mënyrë që të nisë zbatimi menjëherë.

Po çfarë synon qeveria me këtë nismë?

Sipas ekspertëve ajo synon të fusë në sistemin bankar dhe më tej në ekonomi paratë e individëve apo bizneseve që janë të padeklaruara. Pretendohet se përfituesist kryesorë do të jenë emigrantët shqiptarë që kanë bërë punë në të zezë në vendet ku jetojnë, por do të jenë dhe biznese që kanë fshehur deklarimin e pasurisë.  Amnistia do të jetë edhe penale pasi mosdeklarimi i pasurisëquhet vepër penale kur individi që ka fshehur pasurinë nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat në vlerën e 15% që i detyrohet shtetit.

Kryeministri Edi Rama tha se do të përjashtohen nga falja paratë e krimit, të politikanëve dhe krerëve të administratës, por opozita beson se do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe se amnistia do të kthehet në një lavatriçe të parave të pista.

Lexo edhe :  Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Ekspertët e ekonomisë shohin disa aspekte të tjera që kanë lidhje me prishjen e konkurrencës dhe parimet e ekonomisë së tregut. Amnistia në vend që të jetë ndihmë për qytetarë e biznese që kanë para informale, në fakt do të jetë privilegj për kartelin politik dhe ekonomik që sundon vendin, thotë eksperti i ekonomisë, Dritan Shano për gazetën Fjala. Në analizën e tij ai shfaqet mosbesues për realizimin siç duhet të kësaj amnistia nga qeveria aktuale  dhe e shikon amnisti si deformim të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme.

Ndërsa Prof.dr. Adrian Civici analizon përfitimet dhe paqartësitë e amnistisë fiskale, efektet e saj në ekomoninë e vendit dhe problematikat që mbart si proces. “Pika më delikate e amnistive fiskale është ajo që cilësohet si “dita e nesërme”, që nënkupton pikërisht faktin se si i përgjigjen ndryshimet dhe përmirësimiet e sistemi fiskal dhe formalizimit mbylljes së çdo dere për të bërë evazion apo fshehje fiskale e financiare në të ardhmen”- shprehet ai në intervistë për gazetën Fjala.

-Adrian Civici për Fjala.al: Dritëhijet e amnistisë fiskale

-Dritan Shano: Amnistia, një privilegj tjetër ligjor për kartelin politik e ekonomik

Të fundit

FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe...

Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët. Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i quajtën demokratët llum dhe vrasës. Postimi...

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist. Ëonsan...

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest,...

1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet...

Lajme të tjera

Web TV