Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një deklarate për mediat ka dhënë lajmin e mirë se nga java e ardhshme fasha orare për liri-dalje mund të zgjatet në 2 orë e 30 minuta.
Përveç zgjatjes së fashës orare, Manastirliu konfirmoi gjithashtu dhe lajmin e dhënë dje nga kryeministrit Rama se duke filluar nga java e ardhshme do të lejohet transporti ndërqytetas me taksi, por me vetëm një pasagjer.
Manastirliu theksoi se nëse epidemia nuk është e qëndrueshme mund të kthehemi sërish tek orari fillestar, që do të thotë 90 minuta liri-dalje.
“Nga java e ardhshme mund të lehtësojmë orarin e daljes nga 90 minuta në 2 orë e 30 minuta dhe për të lehtësuar disa bizense. Po ashtu do lejohet transporti ndërqytetas me taksi me vetëm një pasagjer. Por nëse epidemia nuk është e qëndrueshme mund të kthehemi sërish tek orari fillestar”, u shpreh minsitrja./Fjala.al