Video/ Vritet me thikë një person në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, në lagjen nr.7. Bëhet me dije se një person është qëlluar me thikë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Petrika Treska, 67-vjeç, i cili është qëlluar në momentin që po kthehej në shtëpi nga persona ende të paindetifikuar.

67-vjeçari është gjetur i gjallë nga bashkëshortja në afërsi të banesës së tyre. Menjëherë ajo ka dërguar 67-vjeçarin në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra./