Flamingot e Shqipërisë, ‘lajmi pozitiv’ i javës në mediat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjozja britanike ‘The Telegraph’ ka përzgjedhur pamjet nga laguna e Nartës në Shqipëri si pjesë e lajmeve pozitive nga bota, ndërkohë që të gjithë po vuajmë pasojat e koronavirusit.

“Flamingot rozë dhe pelikanët kaçurrelë po ‘lulëzojnë’ falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare perëndimore të vendit”, shkruan The Telegraph.

Qetësia relaksuese që përcjellin fotot e publikuara fillimisht në Agence France-Presse (AFP), është pasqyruar edhe në media të tjera ndërkombëtare.

“Me turistët larg, varkat e ankoruara dhe fabrikat e mbyllura për shkak të bllokimit nga koronavirusi, flamingot rozë të Shqipërisë dhe pelikanët kaçurrelë po ‘lulëzojnë’ në qetësinë e re të lagunave në vijën bregdetare perëndimore të vendit”, shkruan France 24.

Edhe turkja Daily Sabah ka publikuar fotot e flamingove në lagunën e Nartës./Fjala.al

Të fundit

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Lajme të tjera

Web TV