“Kim Jong Un ka vdekur?” Kina dërgon ekipin për të konfirmuar gjendjen e diktatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh në mediat ndërkombëtare, përfshirë CNN, po diskutohet mbi shëndetin e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili dyshohet se po vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Madje, mediat në Hong Kong kanë raportuar edhe për vdekjen e tij, por informacioni mbetet i dyshimtë dhe i pakonfirmuar.

Ndërkohë që Kina, shteti me marrëdhëniet më të forta me Korenë e Veriut, ka dërguar në Pehnian një ekip mjekësh për të mësuar mbi shëndetin e diktatorit.

Mungesa e Kim Jong Un në festimet e 15 prillit, Ditës së Diellit në Korenë e Veriut, e cila i kushtohet gjyshit të tij, Kim II Sung, shtuan dyshimet mbi gjendjen shëndetësore jo të mirë të dikatorit 36 vjeçar.

NK News në Korenë e Jugut ka raportuar se Kim Jong Un i është nënshtruar më 12 prill një operacioni në zemër dhe se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë deklaruar se nuk vërejnë asnjë lëvizje të dyshimtë në fqinjin verior që mund të ngrejë dyshime mbi gjendjen shëndetësore të diktatorit.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka informacione mbi gjendjen e Kim Jong Un, ndërsa theksoi se shpreson që ai të jetë mirë.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV