Kim Jong Un në gjendje të rëndë, ja gruaja që mund të marrë drejtimin e Koresë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediat ndërkombëtare janë duke qarkulluar lajme se Kim Jong Un ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, madje ka dhe nga ato që raportojnë se ai tashmë ka vdekur, por nuk duan që ta bëjnë publike.

The Sun duke iu referuar një gazete me emër japoneze raporton se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pas një operacioni në zemër në fillim të muajit.

Ndërsa zv.drejtori i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka thënë se se Kimi ka vdekur, dhe citon “një burim shumë të fortë”.

“Mes njoftimeve se Kina ka dërguar një ekip mjekësh fqinjëve të tyre komunistë këtë javë për të kontrolluar / këshilluar Kim, një drejtor i kanalit të lajmeve të mbështetura nga Hong Kongu – i cili me sa duket është i afërt i një ministri të jashtëm kinez nxori vetë lajmet se Kim ka vdekur”, -raporton TMZ e cila thekson se nuk e ka konfirmuar vetë lajmin.

Megjithatë dilema kryesore tashmë është se kush mund ta marrë drejtimin e Koresë së Veriut, nëse lajmi i vdekjes është i vërtetë, ose nëse kjo ngjarje ndodh së shpejti.

Motra e tij, Kim Yo-jong, mendohet të jetë pasardhësja e tij më e mundshme në rast se ai vdes, pasi ajo shfaqet gjithnjë krah diktatorit./Fjala.al/

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV