Vuçiç nuk e mban presionin dhe ndryshon qëndrim: Drejtimi ynë është Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prsidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ndryshuar sërish qëndrim sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian. Pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e shteteve të BE-së në Beograd, Vuçiç falenderoi unionin për ndihmën që i kanë dhënë vendit të tij gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronavirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve”, u shpreh Vuçiç.

Ndryshe nga 1 muaj më parë kur deklaroi se Evropa e ka braktisur Serbinë dhe se vendi do të shikonte nga Rusia dhe Kina, Vuçiç tha dje se rruga për Serbinë mbetet ajo evropiane.

“Ne folëm për politikën e zgjerimit. Pozita e qartë e Republikës së Serbisë është që ne jemi në rrugën evropiane. Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane në mënyrë transparente”, tha presidenti serb.

Kjo zbutje e toneve dhe ndryshim i qëndrimit të Vuçiçit ka ardhur pas presioneve të vazhdueshme nga Brukseli. Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian iu drejtuan Komisionit me një letër ku kërkonin që të merreshin në konsideratë shkeljet e të drejtave të njeriut në Serbi.

Eurodeputetët akuzuan Vuçiç se po përdor pandeminë e COVID-19 për të kufizuar liritë themelore dhe për të nënshtruar dhe burgosur gazetarët.

Goditja më e fortë për Vuçiç erdhi nga Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, i cili kritikoi autoritetet në Beograd se po nënvlerësonin ndihmën e Evropës. Ai i kujtoi Vuçiçit se BE është kontribuesi kryesor financiar në Serbi dhe se unioni do të ishte më i qartë në të ardhmen për rolin që luan në rajon.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV